PS mbyll fushatën në Shkodër/ Rama: Çdo qytet është zhvilluar, Shkodra ka ngelur në vend!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndodhet sot në Shkodër, ku mbylli fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Shkodra është një nga 6 bashkitë që do të votojë për kryetarin e ri. E vetmja bashki që drejtohet nga e djathta dhe për këtë arsye, sipas kryesocialistit, është e vetmja bashki që nuk është zhvilluar si bashkitë e tjera në vendin tonë.

“Ne jemi këtu. Jemi gati të ngremë Shkodrën nga gjunjët ku e kanë ulur për shumë vite ata që kanë pasur fatin ta qeverisin, po asnjëherë nuk ia kanë kthyer me punë dhe me vepra besimin.

Ju themi të gjithë atyre që në 6 kanë mundësi të votojnë. Është një mundësi për të bërë atë që duan të bëjnë drejtuesit këtu, kthimin e Shkodrës në një lokomotiv të punës dhe të ndryshimit për të gjithë qarkun.

Ja ku është pak më larg Malësia e Madhe, ja ku është dhe Puka, me mundësi shumë më të vogla se Shkodra. Sheh se të gjitha ishin në të njëjtën situatë, por sot të tjerat ecin. Bashkia e Pukës, Vaut të Dejës, Pukës ecën. E vetmja bashki që nuk ecën është bashkia e Shkodrës. Këtu njerëzit nuk duhen të jenë më me sy dhe madje hundë mbyllur, që nuk e ndjejnë erën e plehrave. Jo se kudo bashkitë shkëlqejnë nga papastërtia, por këtu është kulmi”.

Para socialistëve, Rama thotë se për Shkodrën, Majlinda Angoni është zgjidhja e duhur, pasi kandidatët demokrat përfaqësojnë garën e dëshpëruar që kanë mes tyre kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha:

“Kemi kënaqësi dhe krenari t’u themi shkodranëve që mund të zgjidhni një zonjë që vjen nga rruga e punës, e suksesit.

Lexo edhe :  Dogji tokën e fqinjit, kush është 80-vjeçari që vdiq mes flakëve

Nga ana tjetër, demokratët e Shkodrës duhet të zgjedhin dy alternativa që nuk kanë të bëjnë me Shkodrën, por me luftën mes dy individëve. Një luftë personale, për qëllime krejt personale. Njëri se do të kthehet me çdo kush nga bota tjetër dhe njëri që do të rrijë me çdo kusht aty ku është”.

Të dielën, beteja për kryeqendrën e veriut pritet të jete më e nxehta, pasi socialistët kërkojnë të thyejnë bastionin demokrat, ndërkohë të djathtët garën e kanë brenda llojit.

Të fundit

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Lajme të tjera

Web TV