“Si flini kur bombat ruse vrasin fëmijë”/ Gazetarja zë ngushtë ministrin Lavrov (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov është përplasur me një gazetare britanike në një konferencë për shtyp. Gazetarja Cathy Newman, iu drejtua ministrit rus duke thënë “Si mund të flini natën, duke ditur se bombat ruse po vrasin fëmijë?”.

Kjo pyetje ka shkaktuar shumë acarim për ministrin rus i cili iu përgjigj duke i thënë “Ti je duke luajtur lojë apo je duke luajtur drejtuesen e një talk show?”

Gazetarja: Zoti Lavrov, dua të pyes diçka për Polina Zapadynskaya. Ajo ishte në vitin e fundit të shkollës fillore. Ajo u qëllua për vdekje nga rusët, derisa ishte në veturë me familjen e saj në Kiev, të shtunën. Zoti i Lavrov, unë e di se ti ke një vajzë gjithashtu, unë dua të më shikoni në sy dhe të më tregoni, si mund të flini natën duke e ditur që bombat dhe plumbat rusë po i vrasin fëmijët?

Lavrov: Pra, çfarë mund të them tjetër përveç asaj që kam thënë tashmë. Çdo jetë e njeriut është e çmuar. Çdo aksion ushtarak fatkeqësisht lidhet me humbjen e jetëve. Jo vetëm në mesin e personelit ushtarakë por edhe në mesin e civilëve. Personeli ynë ushtarak që tashmë është i përfshirë në këtë operacion special kanë një urdhër shumë të rreptë për të përdorur vetëm saktësi të madhe pajisje ushtarake për të shtypur infrastrukturën ushtarake. Madje edhe kazermat ku ushtria ukrainase është e vendosur nuk janë subjekt i ndonjë sulmi. Unë vetëm mund të shpreh ngushëllimet e mija.

Gazetarja: Zoti Lavrov, ti the se po përdoret saktësi e lartë, por me qindra civilë raportohet se kanë vdekur. Tani kjo po hetohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Po pyes nëse ju personalisht jeni duke e përgatitur mbrojtjen për një gjykatë për krime të luftës?

Lexo edhe :  “Putin vazhdon të luajë me kohën”, çfarë ka paketa e re e sanksioneve të BE?

Lavrov: Unë e kuptoj dëshirën tënde për të bërë kaq shumë pyetje të nxehta pasi doni ta ngarkoni emocionalisht audiencën tuaj. Kjo është puna e juaj me aq sa e kuptoj, të mos funksionojë si media por më tepër si një instrument për t’i goditur me çekan në kokat e njerëzve. Unë dua ta përsërisë prapë, unë nuk po e justifikojë asnjë aksion që çon në vdekjen e civilëve. Por, ne nuk jemi ata që kemi dalë me shprehjen e dëmit kolateral. Ajo u krijua nga kolegët perëndimorë gjatë arratisjeve në Irak dhe më parë në shtetet tjera, Amerika Latina, Libia.

A ke pasur ndonjëherë të njëjtën ngarkesë emocionale për t’i mbuluar ngjarjet në Irak e Libi ku pati qindrja e mijëra viktima civile. Nuk e mbaj mend, pra po shoh që pyetja juaj ishte retorike.

Gazetarja: Po absolutisht Zoti Lavrov. Por ti e ke filluar këtë luftë. Gjaku i Polinas është në duart e tua apo jo zoti Lavrov”

Lavrov: Ti tani je duke luajtur një lojë apo je duke e luajtur drejtuesen e një talk show, nëse dëshiron ta dish opinionin tim personal. Unë besoj se tashmë e ka shprehur atë shumë qartë, duke përfshirë edhe aspektet humanitare në këtë operacion. Por, me të vërtet do të doja që ta bënit, megjithëse e kuptoj që do ta mbuloni atë ashtu siç ju kërkohet. Me të vërtetë unë dua që ju ta keni parasysh dhe shpresoj që një gazetar që po e plotëson një përmbledhje ka një ndërgjegje. Si jeni sjellur në 8 vitet e fundit kur vajzat si ajo bashkë me gra të moshuara janë vrarë nga mijëra mina në Donbas. Ato janë vrarë nga regjimi ukrainas.

Të fundit

“Berisha është e shkuara”/ Hajdari: Duhet të dorëhiqet, zgjedhjet shënuan regres

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi...

A ka Shqipëria “organizata terroriste” dhe pse Berisha përhap një ide kaq anti-shqiptare?

Nga Kreshnik Spahiu As serbët dhe as rusët nuk kanë deklaruar kurrë që Shqipëria ka organizata terroriste. Çuditërisht sot i pandehuri Sali Berisha deklaroi publikisht se...

Shkencëtarët sapo e konfirmuan/ Toka ka një kontinent të tetë dhe se ka qenë nën oqean

Në një përparim të mbështetur nga vite të tëra eksplorimi nënujor dhe analiza të avancuara gjeologjike, shkencëtarët kanë konfirmuar zyrtarisht vendndodhjen dhe strukturën e...

Kthjellime dhe vranësira, si do të jetë moti këtë të diel

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të...

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje, ku shumë prej kandidatëve morën...

Lajme të tjera

Web TV