Krimi i dyfishtë në Devoll/ Vëllai i autorit tregon momentin e arrestimit: Ja çfarë tha babai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Devolli u trondit ditën e djeshme nga një ngjarje e rëndë, ku dy gra mbetën të vrara në banesën e tyre, nga bashkëfshatari i tyre, Ali Zili.

Sipas BW vëllai i autorit, ka treguar se kanë shkuar për ngushëllim të familjarët e viktimave, por nuk i kanë pranuar.

Ndërsa gjithashtu është shprehur se babai është tronditur nga lajmi, dhe në momenti kur ka ardhur policia në banesë është shokuar.

36-vjeçari Ali Zili kishte shkuar në banesën e viktimave për të grabitur, por në momentin që ka hasur rezistencë i ka dhunuar deri në vdekje.

 

Viktimë mbetën vjehrra dhe nusja, Bukurie Bami (vjehrra) dhe Fatmira Bami (nusja).

 

“E dënoj veprën e dënoj sa s’ka ku të vejë më ,më vjen rëndë. Kur e kërkoja atë ditë më thanë në polici që duhet të bësh një denoncim. Ishte natë me se të ikja Ai jetonte me pleqtë kishte dy ditë që ishte larguar nga shtëpia dhe erdhi ne orën 5 të mëngjesit. Nuk i bëra shamatë se ishte i alkoolizuar Kur erdhi në shtëpi nuk i foli asnjë njeriu. Vetëm kur erdhi policia te dera i tha plaku “O bir çfarë ke bërë?” Vëllai nuk foli, por policia iu drejtua babit në fshat ka ndodhur një vrasje  janë vrarë dy gra. Atëhere ne mbetëm të shokuar ai vetë nuk na ka treguar asnjë gjë. E kërkoja atë ditë kudo në lokale vajta dhe në Mancurisht me thanë nuk ka qenë këtu. Ai kishte ndërruar edhe rrobat mbante veshur një xhup të zi, por as atë se kishte. Kur mbetej ngushte im vëlla, i jepja unë. Ato një metro dru që shisnim i ndanim bashkë. Vetëm dy kafshë kam ne shtëpi se gjithë të tjerat i kam shitur për ta nxjerrë atë nga burgu Një vit burg bëri për dhunë në familje. Po të rëndoheshe me alkool ushtronte dhunë në familje. Viktimat s’kishin borxh te neve asnjë gram borxh .Ato dru që kishin marrë i kishin paguar merrte pensionin dhe ua jepte. Ai ka hyrë vetëm për grabitje bënte shumë harxhime i thoja hiq dorë .Unë e dënoj ashpër shteti të marrë masa I bëj thirrje shtetit që njerëz si puna e këtij me precedentë penalë të mos lirohen nga burgu. Shteti të dënojë krimin makabër. Vajta te familja e viktimave më pranuan. Shkova në orën 10 i takova i pasojë të gjithë u dhashë dorën Iu thashë më vjen shumë keq më thanë ju nuk keni faj .Fajin e ka ai që bëri atë krim nuk pata probleme as nga djali i saj as nga nuset e tyre.”, ka treguar.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV