Meta sjell fakte të reja për Ardian Dvoranin: T’i ndalohet veprimtaria…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë publike fakte të reja për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani.

Kujtojmë se Meta ka depozituar një kallëzim penal ndaj Ardian Dvoranit duke e akuzuar për aktivitet kriminal.

Meta tha se sot do të depozitohet një shtesë në kallëzimin penal ndaj Dvoranit dhe theksoi se atij duhet t’i ndalohet veprimtaria e organizuar kriminale.

Mirë se erdhët në kështjellën e mbrojtjes së kushtetutës! Deklaratë për veprimtarinë kriminale të Ardian Dvoranit. Sot dua t’ju informoj mbi fakte të reja të dala në drita për të kallëzuarin Ardian Dvorani në KED. Sot do të depozitohet një shtesë në kallëzimin penal ndaj këtij shtetasi. Jo vetëm për të thelluar hetimin penal për veprat penale por edhe sepse të kallëzuarit Ardian Dvorani duhet t’i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë kriminale për kapjen e gjykatës kushtetuese. Duhet t’i ndalohet veprimtaria e organizuar kriminale për vonimin e plotësimit të kësaj gjykate me qëllim që vendin e fundit vakant t’ia ruajë vetes.

Jam këtu për të treguar se sa larg shkon për kapjen e drejtësisë. Kryetari i Kuvendi i drejtohet kreut të KED duke i kërkuar informacion dhe kur i kallëzuari Dvorani, brenda pak orëve i përgjigjet Kuvendit duke keqinformuar,” deklaroi Meta.

Të fundit

Rama për revistën gjermane: Në familje më kritikojnë më shumë se opozita

Edi Rama ishte basketbollist, artist dhe sot është kreu i qeverisë së Shqipërisë. Një bisedë rreth karrierës së tij...

Tragjedia në Ujman, debate për çështjen e sigurisë në urë

Në urën e liqenit të Ujmanit duhej të vendosej një shenjë që ndalon hedhjen nga ura. Kështu thotë eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti. Çështja e...

Rama për fëmijërinë gjatë komunizmit: Nuk kishim shumë, por…

di Rama ka dhënë një intervistë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit” ku është pyetur edhe për fëmijërinë...

Zjarret në Ballkan, mijëra hektarë tokë në flakë

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zona në Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia po njoftohet për zjarret përmes aplikacionit "BG Alert". Deri tani...

Pas flamurit në Suharekë, tani edhe Skënderbeu lyhet në Prizren

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren është dëmtuar. Përkrenarja dhe shpata e heroit kombëtar janë lyer me ngjyrë floriri. Kjo shtatore u vendos...

Lajme të tjera

Web TV