Ministri rus për Kosovën: Pse shqiptarët e shpallën Pavarësinë, kurse Krimea jo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov dhe ai ukrainas Dmytro Kuleba, janë takuar sot në Turqi për të biseduar për luftën në Ukrainë. Kuleba doli i zhgënjyer pasi tha se nuk ishte bërë asnjë arritje, ndërsa ministri rus foli më gjatë për shkak dhe të interesit të lartë të mediave ndërkombëtare.

Ai u përgjigj për disa çështje dhe në një rast “shënjestroi” Perëndimin duke përmendur Kosovën. Lavrov u shpreh se Perëndimi lejoi Kosovën të shpallte Pavarësinë por nuk do që Krimea të bëjë të njëjtën gjë. “Përse duhet shqiptarët të lejohen që ta bëjnë këtë gjë dhe qytetarët e Krimesë mos ta bëjmë këtë? Shqiptarët u lejuan, u nxitën, u promovuan”, tha ministri rus ndër të tjera.

“Ju duhet të kuptoni logjikën tonë që është e qartë, ne duam një Ukrainë të çmilitarizuar, një Ukrainë që nuk përbën kërcënime dh e nuk është një vend nazist dhe s’do të ndalojë kulturën dhe gjuhën ruse. Pati një përjashtim të gjuhës ruse, pati pakënaqësi dhe nga pala hungareze. Perëndimi heshti, dhe punoi kundër interesave ruse. Këtë ka bërë dhe me referendumin në Krime.

Kur nuk pati dhe një referendum në Kosovë, NATO krijoi një situatë me bombardime për të bërë shkatërrimin e Jugosllavisë. Kur autoritetet lokale shpallën pavarësinë në Kosovë, i gjithë perëndimi, thuajse i gjithë, e përgëzuan dhe e mbështetën si një manifestim të demokracisë dhe lirisë së zgjedhjes.

Përse duhet shqiptarët të lejohen që ta bëjnë këtë gjë dhe qytetarët e Krimesë mos ta bëjmë këtë? Shqiptarët u lejuan, u nxitën, u promovuan. Sepse një vend si Britania ka qenë gjithmonë për të ndaluar vendet e mëdha në Ballkan, ndaj me këtë qëllim po ndodh dhe ndaj federatës ruse.”, u shpreh ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov.

Të fundit

Gjen thesarin miliona euro në kopsht, por shteti ia merr

Në një ngjarje të pazakontë që po bën jehonë në të gjithë Francën, një bujk 52-vjeçar nga Auvernia, Michel...

Elina Duni nderohet me Çmimin Zviceran të Xhazit 2025

Këngëtarja dhe kompozitorja me prejardhje shqiptare, Elina Duni, është shpallur fituese e Çmimit Zviceran të Xhazit për vitin 2025. Ceremonia e ndarjes së këtij...

Shabani nga Xhamlliku: Koha që Shqipëria të mos votojë për vendet e punës në Gjermani

Në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje masive, koalicioni i të rinjve “Nisma Shqipëria Bëhet” zhvilloi një takim në zonën e Xhamllikut në kryeqytet...

Luna Mari mbush 1 vjeçe, Kiara ndan momentet e ëmbla kur vogëlushja erdhi në jetë (VIDEO)

Luna Mari, vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit feston sot 1 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për familjen e tyre...

Bëni fotografi të shoferëve të tjerë dhe fitoni para në Suedi

Kompania suedeze, Scout Park ka lançuar një aplikacion të ri që u mundëson përdoruesve të fitojnë para duke raportuar vetura të parkuara gabimisht. Aplikacioni i...

Lajme të tjera

Web TV