Putin gati të nisë luftën me armë kimike?! Trupat ruse kapen me maska kundër gazit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat ukrainase kanë sekuestruar maska anti-gaz dhe veshje speciale nga trupat ruse pas paralajmërimeve nga Perëndimi se Vladimir Putin mund të përdorë armë kimike gjatë luftimeve në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes ndau imazhe të pajisjeve të kapura, të cilat përfshinin gjithashtu dhe helmeta të epokës së Luftës së Dytë Botërore, ndërsa më herët inteligjenca ukrainase njoftoi se Rusia po përgatitet për një sulm terrorist në Çernobil.

Udhëheqësit perëndimorë dhe ukrainas kanë lëshuar paralajmërime të tmerrshme se Putini po përgatitet të përdorë armë kimike dhe maskat e lëshuara për trupat ruse i përforcojnë këto deklarata.

Volodymyr Zelensky tha dje se kërcënimi i forcave ruse për vendosjen e armëve kimike është ‘shumë real’ pasi pushtimi hyri në javën e tretë. Në fjalimin e mbrëmshëm televiziv drejtuar kombit, presidenti iu drejtua në mënyrë sarkastike trupave ruse dhe pyeti se ku planifikonin të vendosnin armët.

“Ku do të godisni me armë kimike?” ai pyeti. Në maternitetin në Mariupol? Në kishën në Kharkiv? Tek spitali i fëmijëve Okhmadit? Apo në laboratorët tanë, të cilët kanë ekzistuar që nga koha sovjetike dhe punojnë në teknologji të rregullt, jo në teknologji ushtarake?”- tha Zelensky.

Boris Johnson dhe ish-kreu i operacioneve ruse të MI6, Christopher Steele, i bënë jehonë shqetësimeve të Zelenskyt se Rusia së shpejti mund të vendosë armë kimike mes përparimit të ngadaltë në terren.

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV