Mes protestuesve të mbledhur përpara kryeministrisë ishin dhe aktorët Florjan Binaj dhe Irgen Cela, (Xhoda), të njohur për publikun për rolet e “Babë e bir” në Portokalli.
Binaj u ka bërë thirrje të gjithë artistëve në Shqipëri të bashkohen në protestë për të ardhmen e fëmijëve.
“Unë jam kritikuar shumë se kam qenë ndër të vetmit artistë që kam dal të protestojë. Do doja shumë që ashtu si na u bashkua Marin Mema të na bashkohen shumë figura publike në Shqipëria. Jam pjesë e kësaj proteste se kjo është pjesë e popullit, ashtu si shoku im i ftoj artistë të dalin.”– tha Flori.
Nga ana tjetër Xhoda theksoi se kjo protestë është për të gjithë popullin që po i rëndon rritja e çmimeve.
“Jam këtu pjesë e kësaj proteste për të gjithë ata pensionistë që nuk ndezin dot kaloriferin se kanë frikë se i rritet energjia elektrike. Për të gjithë ata që kanë frikë të hipin në urban se i është rritur bileta. Për të gjithë prindërit tanë që kanë luftuar shumë po s’kanë marrë asgjë”, u shpreh Xhoda.