Linda Rama mesazh gruas së presidentit ukrainas, Olana Zelensky: Jemi me ju, deri në fund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, mesazh gruas së presidentit Ukrainës, Olana  Zelensky.

“Shumë e dashur Olena,

Unë, familja ime dhe i gjithë populli shqiptar po e përjeton me dhimbje të madhe tragjedinë  e vendit dhe popullin tuaj. Shqiptarët mund ta kuptojnë mirë atë çka po ndodh aty. Ne e dimë se çfarë mbjell lufta, kemi hapur dyert për gjysmë milionë shqiptarë të Kosovës, që iknin nga shtëpitë si ukrainasit e sotëm. Ne e dimë edhe se çfarë prodhon diktatura, pasi jetuam diktaturën më të egër në Europë. Ne, sikundër ju, jemi komb qe e kemi refuzuar çdo përpjekje të huaj për të na tjetërsuar identitetin tonë.

Ne sot e dimë që demokracia është përkatësi e popujve të lirë, ndërsa ju, ukrainasit, po ia rikujtoni botës së lirë se kjo përkatësi ka nje çmim, që mund të jetë i larte sa vetë jeta. 
 
Populli juaj i ka dhënë shumë botës, në histori, kulturë dhe ekonomi. Por sot, populli juaj po i jep botës së lire një mesazh zgjimi për kujtesën e saj të kërcënuar nga amnezia historike, një mesazh kuptimi për vlerat universale të rrezikuara nga interesat gjeopolitike, një mesazh shpëtimi për të ardhmen e saj të marrë peng prej frikës, një shembull rezistence për të mos rënë në kurthet e së kaluarës, një thirrje për të jetuar me pulsin e kohës, me sfidat dhe endrrat e së ardhmes në botën që na bashkon.

Ju. heroikisht, po i jepni botës së lirë mundësinë të jetë e bashkuar dhe e vendosur, jo për ju, po për vetveten. 

Shumë e dashur mike e panjohur, 
Me dhimbjen e madhe që unë dhe çdo nënë shqiptare ndjen për jetët e humbura, për nënat me fëmijë që ndahen nga burrat e vajzat që ndahen prej të dashurve të tyre, lus Zotin që të të japë e t’ju japë forcën e madhe që ju duhet dhe uroj me gjithë zemër që triumfi i padiskutueshëm i lirisë së Ukrainës t’i kthejë sa më parë në shtëpinë e tyre ato miliona nena me fëmijë.
 
Me një admirim të madh për qëndresën tende pranë burrit tënd, së bashku me fëmijët e tu, të siguroj se jemi me ju, deri në fund”, ka thënë ajo në mesazh.

Të fundit

Prokuroria kërkon arrestimin për dy arkitektët e njohur Stefano Boeri dhe Cino Zucchi

Prokuroria e Milanos ka kërkuar arrest shtëpiak për arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi, të hetuar për manipulim të...

Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” 2024 në Superiore

Me 18 gola në 36 ndeshje gjatë sezonit 2023-2024, Bekim Balaj është fituesi i “Këpucës së Artë” në kampionatin “Abissnet Superiore”. Balaj shënoi gola të...

Çfarë nuk e konsumojmë kurrë me stomakun bosh

Shumë prej nesh zgjohen në mëngjes dhe kanë një rutinë të bazuar kryesisht në nxitimin tonë për të shkuar në punë. Shumë prej nesh zgjohen...

Afera Partizani/ Ngjela: Berisha e dhëndri do dënohen, u sekuestrojnë edhe pronat!

Avokati Spartak Ngjela i ftuar ne nje dalje televizive, shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi do të dënohen për aferën...

Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite!

“Në një javë, më shumë se Biden në 4 vjet.” Kështu e përkufizoi eksperti i marëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, 7 ditëshin e parë të...

Lajme të tjera

Web TV