Korrupsion te Kadastra, AKU e Tatimet, Manja: 100 punonjës me shkelje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja mbajti një konferencë për media dhe bëri me dije se kanë nisur hetimet për zyrtarë dhe ish zyrtarë në lidhje me legalizimet e paligjshme.

Ulsi Manja: 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë janë kallëzuar penalisht dhe 75 të tjerë për të cilët kemi propozuar vërejtje. Janë kallëzuar penalisht në Pogradec 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë kane lejuar e legalizuar një objekt në kundërshtim me ligjin.

Rasti i parë, kishte të bënte me bashkinë Pogradec, ku janë kallëzuar 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë, pasi kanë lejuar ndërtimin e një objekti brenda shkollës në kundërshtimin me ligjin.

“Duke filluar me drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit parauniversitar ku nga një hetim i njësisë antikorrupsion, janë konstatuar shkelje e inspektime fiktive dhe akte konstatimi fiktive. I janë propozuar ministrisë së Arsimit ecuri disiplinore për një zinxhir zyrtarësh në drejtorinë e përgjithshme të Arsimit Parauniversitar por dhe në zyrat vendore të Arsimit Fier Durrës Lezhe Korcë Tiranë Gjirokastër Vlorë Sarandë Berat e Elbasan. Është në vlerësimin dhe kompetencën e ministrisë së Arsimit të bëjnë vlerësimin e ecurisë disiplinore për secilin nga zyrtarët”, tha Manja.

Bëhet fjalë për shkollën 9-vjecare në Memlisht, ku është konstatuar ndërhyrje në regjistrat fizike të shkollës, regjistrim antiligjor brenda shkollës, pajisje me certifikatë pronësie të marrë në kundërshtim me ligjin.

Ndërsa rasti i dytë lidhet me disa legalizime për zonën Turizëm Kanali i Cukës. Pas hetimeve në Kadastrën e Sarandës janë vërejtur legalizime të paligjshme.

Ulsi Manja: Inspektori antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë kanë nisur verifikimet dhe është konstatuar legalizimi në kundërshtim me ligjin i dy objekteve 70 dhe 81 metër katror në këtë zonë. Janë kallëzuar të gjithë zyrtarët dhe ish zyrtarët në kadastrën Sarandë, duke filluar me ish-drejtorin e ish Kadastrës.

Lexo edhe :  “Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane

Masa administrative janë propozuar për vërejtje e deri në shkarkim nga detyra dhe për një seri zyrtarësh në këto institucione:

Në Agjencinë Kombëtare të Burimeve natyrore 1 person
AKU 3 persona
Doganat 1 person
Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor 10 persona
Drejtoria e Gjendjes Civile 5 persona
Agjencia e Zonave të Mbrojtura 5 persona
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit 2 persona
Drejtoria e Tatimeve 3 person
Kadastra Durrës 14 persona
Drejtoria rajonale Tatimore Durrës 3 person

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV