Dorëheqja e Bashës në tryezë/ Agalliu: Nëse nuk ka reagim brenda afatit, do marrim masa! Salianji: Basha do largohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza brenda Partisë Demokratike sa vjen e thellohet ku deputetët e PD, të besuarit e Luzlim Basha deri pas humbjeve të zgjedhjeve më 6 mars, vijonë të këmbëngulin në dorëheqjen e tij.

Dorëheqja e Luzlim Bashës tashmë është në tryezë, ndërsa deputeti Arbi Agalliu tha jashtë Kuvendit se nëse nuk ka një reflektim nga ana e tij brenda fatit të caktuar atëherë grupi parlamentar do të marrë masat e duhura sipas rregullores së partisë.

“Grupi parlamentar i PD, nuk ka marrë asnjë vendim. Është proces duke u zhvilluar, kemi kërkuar reflektim. Basha ka vendosur të gjitha alternativat në tryezë, edhe atë të dorëheqjes. Nëse Basha nuk reagon brenda kohës së përcaktuar, atëherë do të marrim hapat që duhet sipas statutit dhe rregullores”, tha Agalliu.

Edhe deputeti Ervin Salianji shprehu bindjen se Basha do të dorëhiqet.

“Mos u shqetësoni se nuk ka kushte të tilla, nuk ka për të pasur tërheqje por mesa e lexoj unë politikën do të ketë dorëheqje”, tha Salianji.

Kujtojmë se një ditë më parë Grida Duma tha se Basha ka afat deri ditën e sotme për të dhënë dorëheqjen. Për Dumën, Lulzim Basha ka kohë deri ditën e enjte që të largohet nga drejtimi i PD dhe t’i hap rrugë zhvillimit të zgjedhjeve brenda PD.

Kriza e thellë brenda PD dhe revoltimi i deputetëve ndaj Lulzim Bashës duke i kërkuar lindi pasi PD pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, duke mos mundur të marrë asnjërën nga 6 bashkitë.

Të fundit

50 gradë celcius? Pritet vala më ekstreme në histori!

La Repubblica shkruan se java e ardhshme do ta ndajë Italinë në dy pjesë. Veriu do të përballet me...

Zbulohet mesazhi që prishi akordin e Nico Williams te Barcelona

Félix Tainta është agjenti i Nico Williams dhe vëllait të tij Iñaki, si dhe lojtarëve të tjerë të Athletic Bilbaos, dhe ishte ai që...

Vila romake u zbulua gjatë ndërtimit të shkollës, Gonxhja: Ndryshon projekti

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka vizituar ditën e sotme strukturën arkeologjike në qytetin e Durrësit, ku së fundmi është zbuluar...

Kosovë, 5% më shumë raste me kancer çdo vit

Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm prej rreth 5% çdo vit, thotë drejtori i Klinikës së...

Yamal kalon parashikimet! Sa centimetra është rritur krahasuar me debutimin?

Lamine Yamal ka habitur stafin teknik me ndryshimet fizike të regjistruara gjatë matjeve parasezonale. Sulmuesi i talentuar, që tashmë është 18 vjeç, është matur me...

Lajme të tjera

Web TV