Fevziu: Basha duhet të japë dorëheqjen, nuk mund të vendoset kusht largimi i Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen. I ftuar në Klan News, Fevziu u shpreh se rezultati i 6 marsit bëri që të ishte më skandalozi në këto 32 vite të PD-së në vend. Ai shtoi se as Basha dhe as PD-ja, nuk mund të vendosin si kusht largimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga PD-ja, pasi sipas tij largimi i Bashës e çon topin direkt te Berisha.

Duke përjashtuar mundësinë që Basha dhe Berisha të jenë bashkë, po një largim i të dyve?

Blendi Fevziu: E para njëherë duhet të japë Basha dorëheqjen, sepse ka një rezultat skandaloz të PD, që ka dalë e treta në 32 vite të ekzistencës së saj. Largimi i Bashës hap një diskutim tjetër për qëndrimin ndaj Berishës. Këtu mund të negociohet, por nuk mund t’i vihet kusht. Nuk mund ta vendosë kusht as Basha as PD largimin dhe të Berishës të cilin e kanë përjashtuar nga PD me deklaratë publike dhe me votim. Kanë ngritur duart të gjithë. Largimi i Bashës e çon topin tek Berisha. Këtu pastaj fillon një negocim tjetër, ose do të negociohet që ndoshta zoti Berisha të mos kandidojë, ose të gjendet një zgjidhje tjetër, duke menduar që një zgjidhje e tretë mund të ishte më afatgjatë, një shikim më afatgjatë i PD. Kij parasysh që këtu jemi në terrenin e analizën sesi do të ishte më e mira për PD, por më e drejta do të ishte ta vendoste vota. Unë mund të dua njërin apo tjetrin, ju mund të doni njërin apo tjetrin, në demokraci kjo dilemë zgjidhet shumë kollaj. Votë e fshehtë, e lirë, e drejta e gjithsecilit për të kandiduar dhe zgjidhet.

Të fundit

Çudirat e Partisë Demokratike, kandidati për deputet me kartelë nga Spitali Psikiatrik

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës se një kandidat për deputet i Aleancës për Shqipërinë Madhështorë ka pasur...

“Alibia e humbjes ka filluar”, Rama tallet për rezolutën e PD për zgjedhjet e 11 majit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në X lidhur me miratimin unanim që PPE bëri për rezolutën e propozuar nga...

Ahmed Kalaja nxjerr fotot në rrjet: Ky është i riu që po grabit xhamitë e Tiranës!

Hoxha i Xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmed Kalaja ka publikuar në llogarinë e tij pamjet e një të riu që po grabit xhamitë...

William dhe Kate festojnë 14 vjet martesë me një udhëtim romantik në Skoci

Fotografia e zgjedhur nga Princi William dhe Princesha Kate për të festuar 14-vjetorin e martesës së tyre, flet vetë. Të kthyer me shpinë, në...

Ndarja është fakt! Gjesti publikon momente nga Tirana dhe… Egli nuk shfaqet në video

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka ndarë disa video në rrjetet sociale ku shihen momentet që këngëtari po kalon në Tiranë. Gjesti...

Lajme të tjera

Web TV