Operacionet/ “Grushti i shtetit i shekullit i shërbimeve të fshehta”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 2013, Edward Snowdeni zbuloi shtrirjen e përgjimit global të komunikimit nga shërbimet e fshehta amerikane. Por që 40 vjet më parë, kundërzbulimi gjerman BND dhe CIA kishin filluar një fushatë mbarëbotërore përgjimi.

Në vitin 1970, përfaqësuesit e BND-së dhe të CIA-s nënshkruan një kontratë tepër të fshehtë në Mynih, që i bëri ata partnerë në një operacion që CIA më vonë do ta quante “grusht shteti i shërbimeve të fshehta të shekullit”. BND e quajti operacionin “Rubikon”, ndërsa CIA e quajti me pseudonimin “Minerva”. E gjithë historia e këtij aksioni të ulët u zbulua në shkurt 2020 nga Kanali i Dytë Televiziv Gjerman (ZDF), nga Washington Post dhe Televizioni Zviceran.

Objekt i partneritetit të shërbimeve sekrete gjermano-amerikane ishte kompania zvicerane Crypto AG, një nga drejtueset e tregut global për teknologjinë e shifrimit. Atë e kishte ndërtuar Boris Hagelein, i cili është marrë me teknologjinë e shifrimit që në vitet ’30. Shtetet nga e gjithë bota blenin makinat e tyre të shifrimit në qytetin e qetë të Alpeve Zug dhe pajisnin me to ambasadat e tyre, autoritetet dhe institucionet qeveritare. Deri 200 punonjës prodhonin dhe shisnin makinat në mbi 120 vende.

Si në film: Dorëzimi i parave në garazh nëntokësor

Sepse as punonjësit nuk e dinin që kompania e tyre u përkiste dy shërbimeve sekrete. Pronarët e vërtetë të Crypto AG u kamufluan përmes kontakteve të BND me Siemens-in dhe me një firmë avokatie në Lichtenstein. BND dhe CIA ndanin fitimin, vetëm në vitin 1975 fitimi ishte 51 milion franga zvicerane. Punonjësit e BND-së thuhet se ia kanë dhënë CIA-s pjesën e tyre të parave në takime tepër të fshehta në garazhe nëntokësore.

Nga viti 1970, ekspertët e BND dhe të CIA-s kanë punuar fshehurazi në mekanizmat e shifrimit të makinave të shifrimit të prodhuara nga Crypto AG. Dhe kujdeseshin në këtë mënyrë që kolegët e tyre operativë më vonë të kishin mundësi të dëshifronin komunikimin e koduar.

Klientët e Crypto AG përfshinin Iranin, Arabinë Saudite dhe vendet e Amerikës së Jugut dhe Afrikës. Vetëm Bashkimi Sovjetik dhe Kina nuk blenë kurrë nga Crypto AG. Ata e dinin gjithsesi.

Për shembull, në vitin 1989, kur SHBA pushtuan Panamanë, ata e dinin falë operacionit Minerva se diktatori në kërkim Manuel Noriega ishte në Ambasadën e Vatikanit në Panama City. Sepse edhe Vatikani u besonte makinave tw Crypto AG. Dhe kur Presidenti amerikan Ronald Reagan njoftoi në vitin 1986 vetëm dy ditë pasi shpërtheu një bombë në klubin e Berlinit Perëndimor “La Belle”, me tre viktima dhe me mbi 200 të plagosur, se Shtetet e Bashkuara kishin prova të pakundërshtueshme që regjimi libian nën Muhamad Gaddafin qëndronte pas sulmit, ai ia dedikonte informacionin e tij komunikimeve të përgjuara nga Ambasada e Libisë në Berlinin Lindor. Kjo është edhe arsyeja pse ish-koordinatori i shërbimit sekret në Kancelarinë Federale Bernd Schmidbauer tha se “Rubikon”-i kishte ndihmuar për ta bërë botën më të sigurt.

Lexo edhe :  Zhvilluan protestë përpara Bashkisë së Tiranës pa leje, nën hetim gjashtë persona

Gjithmonë të informuar për torturat dhe grushtet e shtetit

Por si dendur në komunitetin e shërbimeve të fshehta, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Sepse BND dhe CIA dëgjonin edhe kur diktaturat e Amerikës së Jugut torturonin dhe vrisnin, kur u planifikonin grushte shteti dhe kryenin masakra. Është e paqartë nëse këto informacione mbërritën ndonjëherë te Qeveria Federale dhe në Shtëpinë e Bardhë. Në vitin 1981, kur Britania e Madhe sulmoi Argjentinën në Luftën e Ishujve Falkland, BND-ja dhe CIA u përcollën britanikëve përgjimet në komunikimet e argjentinasve. Edhe vendet të BE dhe të NATO-s si Italia, Spanja apo Irlanda janë përgjuar në operacionin “Rubikon”.

BND e denoncoi në mënyrë të përsëritur këtë spiunim të miqve te partnerët e saj amerikanë. Por vetëm në vitin 1993 i dha fund BND Operacionit “Rubikon”, nën presionin e qeverisë federale. Një vit më parë qe arrestuar për spiunazh në Iran Hans Bühler, i cili u shiste makina të shifruara për Crypto AG Iranit. Bühleri nuk dinte asgjë për të, por iranianët skeptikë e mbajtën atë të burgosur në kushte të vështira për gati një vit. Kjo qe tepër për Gjermaninë, BND ia shiti CIA-s 50 përqindshin e saj të Crypto AG. CIA e shpërbëri firmën vetëm në vitin 2018. Në këtë kohë kjo kompani kishte kohë që nuk ishte më lidere e tregut dhe agjensitë e shërbimit të fshehtë amerikan ndodheshin në biznesin me ofruesit e komunikimeve digjitale.

Christopher Nehring/ Deutche Welle

Të fundit

Vajza me beretë blu/ Rrëfimi i efektives 27 vjeçare, e para komando e ushtrisë shqiptare

Për herë të parë njësia elitë e forcave të Armatosura të Shqëipërisë ka dy vajza komando, duke shënuar një...

Nis konsultimi, objektivat e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

Pas deklaratës së Kryeministrit Rama pak ditë më parë se Shqipëria do të ketë Bankën Shqiptare të Zhvillimit, Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe...

“Ankth” për rezultatin, zgjedhjet në Bjellorusi, Lukashenko voton me qenin

Bjellorusia mban sot zgjedhjet presidenciale. Aleksandër Lukashenko hodhi votën e tij, I bindur se do të qëndrojë dhe 5 vite të tjera në pushtet. Presidenti...

E reja u mbajt e mbyllur në apartamentin në Astir/ Policia arreston një prej 5 djemve

Policia ka arrestuar një prej 5 djemve të shpallur në kërkim, pasi mbyllën një 21-vjeçare, në një apartament në Astir. Blutë e kryeqytetit vunë në...

OKB: Mbi 13 mijë fëmijë u vranë dhe 25 mijë të tjerë u plagosën në Gaza

Lufta në Gaza ka qenë shkatërruese për fëmijët, pasi më shumë se 13 000 janë vrarë, rreth 25 000 janë plagosur dhe të paktën...

Lajme të tjera

Web TV