Klement Sina, mjeshtër i qeramikës dhe i penelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mentor HOXHA – Francë

…Përmes mikut tim, Sajmir Deda, u njoha në Francë me piktorin dhe skulptorin e njohur nga Shqipëria, z. Klement Sina. Nga viti 2016, ai jeton bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët në Lyon të Francës. Gjatë qëndrimit 6 vjeçar në Lyon, Klementi ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive. Veçohet ekspozita në edicionin e 26-të të Arteve Figurative (14 shkurt 2021) ku u paraqit me punimin me titull “Ngjyrat e dashurisë”. Ka marrë pjesë edhe në një konkurs fototografie bardhë e zi, ku ka zënë vendin e pestë në mbarë Francën. Suksesin më të madh në fushën artistike e ka në qeramikë dhe në skulpturë, ku realizuar shumë vepra arti.

Karrierën artistike e ka nisur në Shqipëri ku ka hapur  linjën e parë të qeramikës nç Kuçovë, si dhe një ekspozitë personale me punime qeramike. Pas rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri, emigron familjerisht në Athinë, Greqi, ku jetoi deri më 2016 kur u vendos përfundimisht në Francë. Gjatë 23 viteve në Greqi ka ushtruar profesionin e tij, ndërkohë ka ndjekur edhe disa kurse private specializimi në qeramikë antike dhe në skulpturë moderne. Gjithashtu ka hapur pesë ekspozita me punime në qeramikë. Në punimet e tij të shumta në qeramikë, në skulturë dhe në pikturë, vihet re kreativiteti, imagjinata dhe qasja pikologjike dhe estetike ndaj së bukurës dhe ndaj ndjenjës njerëzore.

Ka lindur në Kuçovë. Ka dy fëmijë: një vajzë dhe një djalë. Babi i tij,  Zenun Sina është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Kuçovës” (2012) dhe dy herë me titullin “Njeriu i vitit” (2013; 2017) nga Bashkia e Kuçovës për “përkushtimin dhe kontributin njerëzor dhe material në ruajtjen e vlerave historike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare”. Ai është dekoruar edhe nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të III-të, si dhe ka marrë dy Çertifikata Mirënjohjeje nga Kryeqi i Kuq Shqiptar, dega Kuçovë, “për kontributin e çmuar si donator”. Zenuni dha një kontribut të madh në ngritjen e muzeut të Luftës në Kuçovë, si dhe shkroi e botoi dhjetë libra, veçohen: “Fluturim në kaltërsi”, “Xixëllonjat e Kuçovës”, “Veteranët e Lirisë në fokus”, “Ligjërimet e mendjes dhe të shpirtit njerëzor” dhe libri me katër vëllime me titull “Úrtësi” me filozofi dhe mençuri popullore.

Të fundit

Ilir Meta refuzon mandatin: “Nuk pranoj asnjë marifet”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të...

Merz po verifikon modelin italian të azilit me Shqipërinë

Kancelari gjerman Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedura azili në vendet jashtë BE-së për të frenuar migrimin e parregullt në...

Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen në rrjete sociale (Foto)

Një nga figurat e njohura, Ina Kollçaku, ka surprizuar ndjekësit duke ndarë për herë të parë momente intime me partnerin e saj. Nëpërmjet disa...

Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother VIP, emri i Arbana...

Vota e diasporës/ Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit (FOTO)

Një qytetar i përgjegjshëm, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të faktuar masakrën zgjedhore dhe për t`i treguar KQZ-së dhe të gjithëve se fletët...

Lajme të tjera

Web TV