“Refuzova oferta marramendëse nga GAZPROM”, ish-drejtori i Albpetrol nxjerr bllof Sali Berishën: Dhanë ofertë qesharake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deklarata e ish-kryeministri Sali Berisha 2 ditë më parë se kishte refuzuar oferta marramendëse nga GAZPROM për të mos pranuar projektin e TAP-it në Shqipëri, solli reagime të shumta. MEs tyre ishte edhe reagimi i ambasadës ruse në Shqipëri, e cila iu përgjigj ish-kryeministrit Berisha me ironi duke thënë se “sa e madhe ishte shuma e parave që kishte kërkuar, dhe që Gazprom nuk kishte mundur t’ia plotësonte”.

Ndërkohë, për këtë çështje ka ardhur edhe reagimi i ish-drejtorit të Albpetrolit në kohën kur do të fillonte investimi i TAP-it në Shqipëri, Pajtim Sula. Në një koment të lënë në rrjetet sociale, ai thotë se ka pritur në zyra përfaqësuesit e Gazprom me porosi të Berishës, por oferta e rusëve ishte shumë qesharake. Sipas tij, amerikanët e dinin që Sali Berisha po punonte me rusët.

“Që Berisha mbante kontakt me Gazpromin kjo është shume e saktë! Me porosi të Berishës, unë kam pritur në zyrë (Albpetrol) përfaqësuesit e Gazprom për privatizimin e Albpetrolit! Bile dhanë dhe një ofertë qesharake zyrtarisht, pasi e kuptuan që nuk çanë dot, por amerikanet e dinin që Berisha po punonte me rusët”, shkruan Pajtim Sula.

Të fundit

Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Qeveria kroate ka bërë të ditur planet për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke synuar përfshirjen e të...

Argjentina shkundet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter tronditi pas mesnate rajonin Catamarca, në veriperëndim të Argjentinës. Lajmi u konfirmua nga...

U shkrumbua nga zjarri i 2019/ “Notre-Dame de Paris” pret meshën e parë të Krishtlindjeve

Për herë të parë që nga zjarri i vitit 2019, katedralja ”Notre-Dame de Paris” po feston sot sërish Krishtlindjet, me ceremonitë tradicionale të Lindjes...

Berisha në eufori: Rrotacion politik më 11 maj

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë shtypi u shpreh optimist se në zgjedhjet e ardhshme të 11 majit do ketë rrotacion politik me PD-në...

PBB rritet me 4,09% në korrik-shtator nga turizmi, ndërtimi dhe rritja e pagave

Ekonomia e vendit u rrit me 4.9% ne tremujorin  trete te vitit 2024 si rrjedhojë e ecurisë pozitive në  turizëm, ndërtim dhe efektit pozitiv...

Lajme të tjera

Web TV