Vrau partneren nga xhelozia, dënohet me 24 vite burg ish-efektivi shqiptar në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-efektivi i Policisë Alfred Kipe është dënuar me 24 vite burg, pasi ka vrarë partneren e tij, Luljeta Heshta, 47 vjeçe. Rai News shkruan se krimi ka ndodhur më 7 shkurt 2021 dhe 44-vjeçari shqiptar u dënua në shkallë të parë me 24 vite burg nga Gjykata e Milanos.

Burri, i pranishëm në seancën e fundit, para se të lexonte fjalinë tha se i vinte shumë keq për atë që kishte bërë.

“Unë isha i dëshpëruar dhe skllav i alkoolit. Nuk doja ta vrisja”, tha ai.

47-vjeçarja Heshta punonte si prostitutë në Milano dhe më 7 shkurt u godit 5 herë me thikë e më pas u tërhoq zvarrë nga një person që ishte i veshur me të zeza, i cili rezultoi të ishte Alfred Kipe. Ky i fundit u filmua më pas duke u larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk e pranoi krimin deri në seancat e gjykatës. Shqiptarja vdiq në spital disa minuta pas ngjarjes duke mos u mbijetuar plagëve të marra.

Të fundit

Parlamenti i ri, 3 parti për herë të parë! Rikthehet Tom Doshi, Lapaj merr mandatin

Ndërsa në një krah socialistët, dhe përballë tyre, demokratët me aleatët e vet, do të mbizotërojnë dhe parlamentin e...

Tentuan të vrisnin me sopatë një person, pas babait arrestohet edhe i biri

Policia ka vënë në pranga Ndue Palucën, 40-vjeçarin, i cili së bashku me babain Pashuk Paluca, tentuan të vrisnin me sëpatë 58-vjeçarin Llesh Marku. 40-vjeçari...

30 vjeçari mbytet mes dallgëve, po festonte me shokët beqarinë

Një ngjarje tragjike raportohet nga plazhi i Lefkadhas në Greqi, kur një 30 vjeçar është rrëmbyer nga dallgët teksa notonte dhe ka ndërruar jetë....

“Mos prisni mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Kërcënimi i Donald Trump për të tërhequr mbështetjen e SHBA-së dhe për t'u larguar nga bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë ka ngritur alarm në Kiev,...

Franca në panik, pëson ”dy black out”-e! Kana dhe Nice pa energji elektrike

Një zjarr i qëllimshëm në një nënstacion elektrik në perëndim të qytetit të Nices ka shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike në rajon,...

Lajme të tjera

Web TV