Dalin pamjet/ Momenti kur i riu qëllon me breshëri plumbash në furrën e bukës në Shkodër (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Ndreu është 32-vjeçari që qëlloi dje me armë zjarri në drejtim të furrës së bukës, në lagjen “Skënderbeg”, në pronësi të shtetasit Sadet Sala, në Shkodër.

Sipas raportimeve të policisë ata ishin konfliktuar dhe sherri degjeneroi deri në nxjerrjen e armëve.

“Fjala.al” ka siguruar videon kur Ndreu afrohet me qetësi përpara ambienteve të furrës dhe nis të qëllojë me breshëri plumbash në drejtim të saj. Fatmirësisht, veç dëmeve materiale nuk ka pasur persona të lënduar.

Raportohet se dy të rinjtë, Armando Ndreu dhe Sadet Sala kanë qenë duke pirë së bashku në një lokal. Papritur dy të rinjtë në pije e sipër kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe janë konfliktuar. Sadet Sala, pronar i një furre buke në vendin ku pati të shtëna ka goditur me grusht 32 vjeçarin.

Të fundit

Ja kush është 26-vjeçarja që mbyti me tel babanë dhe tentoi të fshihte krimin

Është publikuar foto e 26-vjeçares, Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë...

Vizat/ Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA...

”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025

Revista prestigjioze e biznesit, ”Forbes” e ka renditur Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025. ”Në kërkim të...

Një mrekulli në xham: Lindja e jetës së parë në epruvetë

Më 25 korrik 1978, në spitalin e Oldhamit në Lancashire të Anglisë, u dëgjua për herë të parë e qara e një foshnjeje që...

Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka përshpejtuar hetimet për çështjen Epstein, duke dërguar zëvendësministrin Todd Blanche të marrë në pyetje Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe...

Lajme të tjera

Web TV