Lufta në Ukrainë pengesë, Broja mund të ishte i Milanit! ‘Djalli’ gati të rinisë bisedimet për shqiptarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Broja, ‘bomberi’ më i lakuar i kombëtares shqiptare, mund të transferohet në Seria A në një nga skuadrat më të lavdishme siç është Milani. Gazetari i cili qëndron shumë afër klubit, Carlo Pellegati, raporton se ‘djalli’ është interesuar te Chelsea për shërbimet e 20-vjeçarit, i cili aktivizohet me Southampton.

Milan ka qenë e interesuar për ta huazuar sulmuesin, por negociatat janë bllokuar në momentin që qeveria britanike vendosi sanksione ndaj pronarit të Chelsea rusit Abramovic. Pellegatti shprehet se ‘në Shqipëri janë shumë të apasionuar pas futbollit italian dhe kjo mundësi për Brojën do ishte e rëndësishme’. Sipas gazetarit Milan nuk e ka lënë në harresë çështje, por është në pritje të pronarëve të ri të Chelsea-s për të rinisur bisedimet.

Më herët në Angli kanë shkruar se vlera e kartonit të Brojës pas sezonit të shkëlqyer në huazim te Southampton ka shkuar në 70 mln euro, por Milan beson se mund të bindë Chelsea për huazimin.

Gjithsesi ‘djalli’, që është fituesi i 7 herë të Champions League, primare ka blerjen e Origit nga Liverpool, por ndërkohë te Broja sheh një mundësi investimi që mund të jetë për shumë vite i suksesshëm te projekti i klubit.

Të fundit

A është noti pas ngrënies i dëmshëm?/ Fakte që duhet t’i dini

Nëse keni probleme me zemrën ose qarkullimin e gjakut, bëni kujdes, sepse çdo hyrje e papritur në ujë mund...

1915 – Shtetet e Bashkuara nisin një okupim 20-vjeçar të Haitit

Më 28 korrik 1915, trupat e marinës amerikane zbarkuan në Haiti, duke nisur një pushtim ushtarak që do të zgjaste dy dekada, deri në...

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

Eduard Zaloshnja Më 2022 u regjistruan në Shqipëri 7.5 milionë hyrje me pasaporta të huaja (https://www.instat.gov.al/al/temat/industria-tregtia-dhe-sh%C3%ABrbimet/turizmi/#tab2 ) - një rritje prej 17.7%, krahasuar me vitin para pandemisë...

Prezantohetstart-up-i për financimin e sektorit të ndërtimit, i pranishëm edhe Rama

Në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, po zhvillohet prezantimi i një start-up-i të rinjsh shqiptarë për financimin e sektorit të ndërtimit. I pranishëm...

Gjashtë rekorde europiane, Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës

Rikthehen sukseset kuqezi të peshëngritjes në arenën ndërkombëtare. Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës në peshën deri në 63 kg për femra. Sportistja...

Lajme të tjera

Web TV