“Negociatat s’mund të vendosen me ultimatume”/ Salianji pas mbledhjes: Nuk pati propozim për emra konkretë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u shpreh pas mbledhjes së Kryesisë se negociatat për bashkimin e partisë nuk mund të bëhen përmes vendosjes së ultimatumeve.

Në një prononcim për mediat, Salianji deklaroi se gjatë mbledhjes nuk u vendosën emra konkretë për të propozuar një kryetar për PD-në.

Sipas tij, mënyra e vetme për të bërë këtë është përmes bisedimeve.

“Është momenti për të reflektuar për cilindo në këtë situatë. Negociatat nuk munden të vendosen me ultimatum paraprake. Po i kërkon President ii Ukrainës takime të përditshme Putinit, e jo më ne që kemi qenë në një parti politike. Besoj se do arrihet në këtë konkluzion që t’i hapet rrugë negociatave që të bashkophet PD. Duke mos vënë ultimatum asnjëra palë hajde këtu. Nuk pati propozime për emra konkretë, nuk u vendosën emra konkret. Duhet të qëndrojmë në këto shina. Ka ndodhur ngjarje që na kanë përçarë. Duke qenë se e mbajmë mbi parime, nuk mbajmë emra konkretë. Të ulemi dhe të diskutojmë me emra konkretë. Ne na bashkojnë më shumë gjëra se san a ndajnë” – tha Salianji.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV