Kurba e karburanteve në rritje, qeveria interpelancë për çmimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e çmimeve të hidrokarbureve vijon të njohë trendin e rritjes, pavarësisht monitorimit që po bëhet nga dy bordet e ngritura. Sot pritet që në Parlament të zhvillohet interpenancë mes përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës për çështjen e çmimeve.

 

Vetëm katër ditë zgjati zbritja e karburanit, dhe me njëherë është rritur sërish nga 211 lek për litër në 122 lek për litër. Partia Demokratike për këtë ka kërkuar një interpeleancë me kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit nuk ndodhet në Shqipëri ditën e sotme, pasi do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s. Pritet që deputetët e Partisë Demokratike t’ju drejtohen ministrave përgjegjës për rritjen e çmimit të hidrokarbureve si dhe atyre të shportës. Nisur nga rritja e çmimeve në vend Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat në Kuvend. Nga ana tjetër kemi edhe Grupi i Rithemelimit ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Dokumenti i Grupit të Rithemelimit është firmosur nga 9 deputetë të cilët kërkojnë interpelancë për 3 pika kryesore, paketën anti-krizë, gjendjen e Rezervave Materiale të shtetit dhe Rezervës së Sigurisë së Naftës. Sakaq, Në kërkesën e bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj thuhet se masat e marra deri më tani nga qeveria janë të pamjaftueshme për familjet që jetojnë në kufijtë e mbijetesës. PD kërkon mbajtjen e mocionit me debat senacën e së enjtes më 17 mars.

Protesta dhe paketa

Rritja e çmimeve si efekt i luftës në Ukrainë ngjalli revoltë të qytetarëve, të cilët dolën në protesta. Për t’u ardhur në ndihmë, qeveria miratoi Paketën e Rezistencës Sociale, por sërish qytetarët thonë se ajo prek vetëm një pjesë të popullsisë. Nga ana tjetër, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka konsideruar si “protestat më të turpshme, që Shqipëria as ka pasur as s’do të ketë ndonjëherë”. Paketa e rezistencës përmban shtatë pika. E para është derdhja e menjëhershme e 3.6 milionë lekëve për të indeksuar pensionet. Pika e dytë do të jetë kompensimi i çmimeve të shportës për 434 mijë përfitues. Pra, Qeveria do të japë 3 mijë lekë të vjetra për disa kategori: pensionistëve, personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët me ndihmë ekonomike. Gjithashtu, pika e tretë do të jetë mbështetja për fermerët, me naftë pa taksa do të shkojë në 1.5 miliardë dollarë. Pika e katërt është mbështetja për qytetarët që përdorin linjat urbane, duke depozituar 500 milionë lekë. Kështu nuk do të preket çmimi i biletës. Po ashtu, do të futet në fuqi ligji, për përgjysmim e taksës për pagat mbi 500 mijë lekë të vjetër. Pika e gjashtë, është rritja e pagës minimale, që në muajin prill shkon 320 mijë lekë të vjetër. E fundit, është mbrojtja e çmimit të energjisë – qeveria do të depozitojë 200 milionë dollarë.

Deputetët e PS në terren

Kreu i Grupit Paralamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se të gjithë deputetët socialistë do të dalin në terren për të komunikuar mbi Paketën e Rezistencës Sociale, miratuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në këtë periudhë të vështirë. “Do të miratojmë së shpejti aktet normative. Grupi parlamentar nuk do të jetë i përjashtuar në 61 bashkitë në më shumë se 300 njësi në mënyrë që të gjitha masat e ndërmarra nga qeveria për të ndjekur efektin negativ të kësaj lufte që ka prekur Ukrainën me fatalitete dhe që po ndjehen pasojat në të gjithë botën. Mbledhja i ishte dedikuar kësaj çështje, ka një mocion për çështjen e çmimeve, debat që do zgjasë tre orë ku secili do të shprehë mendimet e tij. Nesër pas seancës secili nga deputetët do të dakë në terren për të komunikuar me qytetarët mbi implementimin e Paketës së Rezistencës, një nga paktat më të plota që mund të kenë miratuar një qeveri”, tha Balla.

Lexo edhe :  Spiropali pret Sekretarin e KiE-së, Berset:Mbështetje për Shqipërinë në sundimin e ligjit

 

Balla: Më 24 maj do të kemi presidente ose president

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste ka folur dje për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ilir Meta është në fund të mandatit, dhe politika duhet të propozojë emrat për Presidentin e ri. “Kuvendi ka ende pak kohë deri kur të fillojë procedura, do të jenë 56 raunde votimi në kuvend, këtij procesi do duhet t’i lihet koha, në vitin 2017 ishte në 27 prill për arsye që dihen se procesi përkonte me mandatin e kuvendit. Në rastin tonë më 24 maj mbaron procesi, brenda datës do të kemi presidentin ose presidenten e re të republikës”, tha Balla. Në lidhje me Reformën Zgjedhore ai u shpreh se është çështje shumë e rëndësishme garancia e votës së diasporës.  “Nëse PD i ka gati nesër ne do t’i miratojmë nesër, pati një proces ndërprerje për shkak të zgjedhjeve të 6 marsit, tashmë kjo është rezauruar, nëse PD i sjell nesër emrat, brenda 48 orësh mund të mblidhen komisionet përkatëse. Ne jemi për vijimin e reformës zgjedhore. Presim që Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore të eci përpara, pasi është shumë e rëndësishme garancia e votës së diasporës”, tha Balla.

 

 

Partia Socialiste mban Kongresin më

9 prill, miraton ndryshimet statutore

 

Partia Socialiste do të mbajë më 9 prill Kongresin. Mbajtja e Kongresit ishte paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama më 29 janar, por u shty për shkak të zgjedhjeve të pjesshme lokale. Një tjetër arsye për shtyrjen e Kongresit ishte edhe Formulari i Këshillimit Kombëtar, pasi Rama tha se do marrin fillimisht mendimin e njerëzve përmes pyetjeve të ngritura në formular dhe do t’i analizojnë atë në Kongres. Më 9 prill, pritet që Partia Socialiste t’i nënshtrohet një procesi riorganizimi që do të synojë ripërtëritjen e partisë me figura të reja. Pritet gjithashtu që në Kongres të miratohen ndryshime statutore, për të cilat është ngritur një Grupi i Posaçëm pune, i cili gjatë kësaj kohe ka përgatitur dokumentin përfundimtar për ndryshimet statutore që do t’i paraqitet për miratim delegatëve të Kongresit.

 

Të fundit

Pronari dhe kamerat e sigurisë tradhtojnë ‘skifterët’ e maskuar shqiptarë

Të maskuar dy autorët hynë në banesë, por u pikasën nga i zoti i shtëpisë dhe tentuan arratisjen nëpër...

Tre vite nga pushtimi rus/ Zelensky i përgjigjet Trump: Jam gati të lë postin nëse …

Në trevjetorin e pushtimit rus, Volodymyr Zelensky ka vlerësuar “heroizmin absolut” të ukrainasve. Presidenti i Ukrainës ka thënë gjithashtu se do të heqë dorë nga...

Zgjedhjet e 11 Majit/ Kryeministri Edi Rama mbledh drejtuesit politikë në PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në selinë e Partisë Socialiste të gjithë drejtuesit politikë për zgjedhjet e 11 Majit. Ky takim vjen edhe...

LAJMI I FUNDIT/ Tom Doshi paraqitet në SPAK

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi sapo është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme./kb

Vizita e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë,Rama ndan fotot nga takimi

Kryeministri Rama mikpriti një ditë më parë në Tiranë Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili erdhi për...

Lajme të tjera

Web TV