‘L’Equipe’ zbulon surprizën: Jo vetëm Reali, edhe Barça hyn në garë për Mbappé!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona duket se do të rivalizojë Real Madrid në garën për lojtarin e Paris Saint Germain, Kylian Mbappe.

E ardhmja e Mbappe gjithmonë përflitet, pavarësisht se afati kalimtar nuk është hapur ende. Viteve të fundit francezi është i lidhur ngushtë me transferimin e tij te Real Madridi, pasi që fëmijë ai ishte tifoz i ‘Mbretërve’.

Në fund të këtij sezoni, Mbappe do të jetë i lirë, pasi i skadon kontrata me Paris Saint Germain, por e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë. Përveç Real Madridit, në garë për lojtarin është futur së fundmi edhe rivali i tyre më i madh, Barcelona.

Sipas gazetës franceze ‘L`Equipe’, presidenti Joan Laporta, ka filluar të bëjë gjithçka që mundet për ta joshur Mbappenë për të kaluar te Barca.

Duhet të pritet fundi i sezonit për të parë se a do të transferohet më në fund te Real Madridi, apo do ti befasojë të gjithë dhe do të shkojë te Barcelona.

Të fundit

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur...

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

1789 – Marrja e Bastijës dhe shpërthimi i Revolucionit Francez

Më 14 korrik 1789, një ngjarje e jashtëzakonshme tronditi themelet e monarkisë franceze dhe vulosi fillimin e njërës prej periudhave më përcaktuese të historisë...

Horoskopi ditor, 14 Korrik 2025

Dashi Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët.  Kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u çlodhur...

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë e Londrës triumfuan me rezultatin...

Lajme të tjera

Web TV