Veliaj: Rama drejt fitores së 3-të bindëse. Basha, kurrë kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, është tërësisht i bindur se Lulzim Basha, kryetar i opozitës, nuk do të bëhet kurrë kryeministër. Në intervistën për “Real Story” në Neës 24, Veliaj theksoi se Basha e tregoi kur ishte kryebashkiak i Tiranës se nuk ia doli dot, ndaj nuk ka asnjë shans për të fituar, pasi qytetarët e kanë provuar që s’di të bëjë asgjë.

Sipas Veliajt, Edi Rama po i drejtohet një fitoreje të tretë bindëse në zgjedhjet e radhës.

“Ai që është i suksesshëm në bashki, u bë kryeministër, ndërkohë që ai që nuk ishte i suksesshëm në bashki dhe nuk performoi dot, ka 3 herë që lloc. Edi Rama i drejtohet një fitoreje të 3-të bindëse si kryeministër i Shqipërisë dhe mezi pres të rifillojmë prapë një bashkëpunim si kurrë më parë të një kryeministri dhe të një kryetari bashkie në Tiranë. Për mua ka qenë një shans i jashtëzakonshëm bashkëpunimi me Edin, për mua ka qenë një ditë që s’duhet humbur, se nuk të vjen kurrë një shans që kryetari i bashkisë dhe kryeministri të gjejnë gjuhën, njëri të ketë pasur punën e tjetrit dhe të ‘klikojnë’ kaq shpejt. Për të gjitha këto arsye mezi pres betejën e radhës, fitoren e radhës, edhe punët e radhës për Tiranën dhe për Shqipërinë”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV