Shqiptarja hedh nipin dhe mbesën nga ballkoni në Athinë, tenton të vrasë edhe veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Egaleo, Athinë. Shqiptarja 42 vjeçare ka arritur sot rreth orës 10.00 në shtëpinë e motrës, ku pak më pas për arsye të panjohura ka hedhur nga ballkoni dy nipërit e saj, djalë dhe vajzë, 3 dhe 5 vjeç.

Nëna e fëmijëve ishte duke gatuar ndërsa babai në punë. Pasi i hodhi nga ballkoni, i qëllonte me vazo lulesh ndërsa më pas u hodh dhe vetë. Fqinjët dhe nëna të shokuar nxituan në trotuar të ndihmonin fëmijët.

Dy të miturit qanin të tmerruar duke bërtitur “na hodhi tezja nga ballkoni. Na qëlloi tezja”. Fëmijët janë transferuar në spitalin e fëmijëve të Athinës ku kurohen jashtë rrezikut, të lënduar në kokë, ndërsa 42 vjeçarja në spitalin “Thriasio” ku do vizitohet nga psikiatrët. Rreth orës 17.00 është kthyer në shtëpi babai i fëmijëve, i shokuar, i cili ka deklaruar se nuk e ka idenë përse reagoi kështu kunata e tij. Të shokuar kanë rrëfyer ngjarjen edhe fqinjë të familjes, të cilët ishin dëshmitarë të incidentit të frikshëm.

Të fundit

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi...

Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

Babai i Mondi Vogës, personi që ka në pronësi lokalin në Fushë Krujë ku mëngjesin e së premtes u qëllua me breshëri kallshanikovi, ka...

Historike! Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

Shqipëria do të presë e Samitin e NATO-s, në vitin 2027, duke shënuar herën e parë në historinë e vendit tonë që Tirana do...

Vila, makina e truall, 45-vjeçarit nga Gjirokastra i sekuestrohet pasuria

Një mori pronash, përfshirë këtu godina banimi dhe truall toke, por edhe makina, i janë sekuestruar një 45-vjeccari nga Gjirokastra. Operacioni për sekuestron e pronave...

Qielli shqiptar është kthyer në rrugën e re të ekonomisë

Shqipëria, vendi i detit dhe maleve, po ndryshon lojën. Qielli mbi ne është kthyer në rrugën e re të ekonomisë, ku fluturimet drejt Tiranës...

Lajme të tjera

Web TV