Haradinaj: Futbolli e ka vendosur shumë lart Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para të pranishmëve të shumtë, përfaqësues të FFK-së, përfaqësues nga UEFA dhe FIFA, zyrtarë të federatave të futbollit nga rajoni dhe shumë personalitete të tjera, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se kjo ceremoni u takon protagonistëve të kësaj mbrëmje, të gjithë atyre që janë meritor për futbollin në Kosovë.
Duke folur për rezultatet e arritura të futbollistëve tanë, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se vitin e kaluar ata na bënë krenarë duke mos pësuar asnjë humbje, por vetëm ngritje në Ligën C të Ligës së Kombeve.

“Ju e keni bashkuar Kosovën, na keni bashkuar gjithë ne. Ju i keni bërë gjithë kosovarët që të ndihen krenarë dhe të bashkuar. Na keni mësuar edhe njëherë se të bashkuar jemi më të fortë dhe se vetëm të bashkuar mund t’i tejkalojmë edhe sfidat më të mëdha”, kështu tha kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e fundvitit e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, me rastin e përzgjedhjes së më të mirëve për vitin 2019.

“Këtë vit me rezultate në kualifikime tërë Kosova mburret me ju. E keni vendosur Kosovën në hartën e futbollit botëror shumë lartë. Megjithatë, ajo që ka më së shumti rëndësi, është se ju e keni bashkuar Kosovën, na keni bashkuar gjithë ne, ju i keni bërë gjithë kosovarët që të ndihen krenarë dhe të bashkuar. Na keni mësuar edhe njëherë se të bashkuar jemi më të fortë dhe se vetëm të bashkuar mund t’i tejkalojmë edhe sfidat më të mëdha”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke ju uruar futbollistëve tanë suksese në ndeshjet e mbetura kualifikuese dhe fituesve laureatë.

Lexo edhe :  Vrasja e Liridona Ademajt, Tom Dodaj dënohet me 5 vite burg

Një fjalë para të pranishmëve e mbajti edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, duke thënë se në vitin 2019 kemi pasur shumë më pak fjalë dhe më shumë punë. Me këtë rast u ndanë edhe çmimet për futbollistët më të mirë për vitin 2019, që është ngjarja më e madhe e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, ku shpërblehen dhe nderohen ata të cilët kanë kontribuar në mënyra të ndryshme për futbollin./Fjala.al

Të fundit

Kuvendi Kombëtar Rinor i PS/ Rama: Shqipëria, më pranë BE

Rama: “Kuvendi kombëtar rinor, plot 100 ditë nga fitorja e jonë 10 radhazi. 100 ditë nga sot, kjo parti,...

Ilir Meta flet për herë të parë pas arrestimit! Mban fjalim në Konventën e PL-së

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli sot përmes një audio të regjistruar në Punimet e Konventës së Partisë së Lirisë  në Tiranë. Meta...

Rama në Kuvendin Kombëtar Rinor të PS: Do fitojmë mandatin e katërt

Edi Rama: Falënderoj vajzat dhe djemtë që gjenden këtu në këtë Kuvend Rinor. Të rinj dhe të reja të familjes sonë politike, mirë se...

Horoskopi për muajin Shkurt! Cilat janë shenjat më të favorizuara të zodiakut

Shkurti vjen me energji që favorizon disa shenja të horoskopit, që do u mundësojë atyre të përjetojnë fat dhe sukses. Sipas parashikimeve astrologjike të Your...

Dhunoi nënën 85-vjeçare, arrestohet djali në Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. C.,60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka...

Lajme të tjera

Web TV