BE nuk gjen konsensus për Libinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

BE-ja planifikon të rinisë patrullimet në detin Mesdhe, por kjo përpjekje për të zbatuar më së pari në interes të embargos së armëve në Libi po kundërshtohet nga disa me arsyen e emigracionit.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk po gjejnë konsensus rreth çështjes së embargos së armëve ndaj shtetit afrikanoverior të Libisë.

Austria qëndron kundërshtarja më e artikuluar e misionit “Sofia” për dërgimin e flotës europiane në Mesdhe, për të zbatuar vendimin e OKB-së që parashikon ndaljen e furnizimit të Libisë me armë, për t’i dhënë fund konfliktit luftarak disavjeçar.

Sipas austriakëve, operacionin mund ta shfrytëzojnë refugjatët që synojnë Europën përmes detit, të cilët zakonisht nisen nga Libia.

Këtë bindje ndaj edhe Hungaria, një tjetër shtet me një qeveri me qëndrime të forta antiemigracion.

“Ata që mendojnë pikësëpari për çështjet e emigracionit, duhet ta dinë se probleme të tilla zgjidhen vetëm nëse Libia nuk qëndron një shtet i dështuar si tani,” u shpreh të hënën kryediplomati gjerman, Haiko Mas, para takimit me homologët në Bruksel.

Zbatimi i embargos së armëve shihet si vendimtar për rikthimin e stabilitetit në Libi, ku qeveria po sulmohet nga forcat e gjeneralit renegat Kalifa Haftar, i cili kontrollon shumicën e juglindjes së vendit.

Muajin e kaluar në një samit të posaçëm në Berlin liderët e botës pranuan se nuk do të ndërhyjnë në punët e brendshme ndërsa tentativat për armëpushim mes palëve kanë rezultuar joefikase.

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV