SPAK kërkoi arrestimin e deputetit socialist/ Erion Braçe: Të merret drejtësia nga fillimi deri në fund!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist, Erion Braçe ka refuzuar të komentojë kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e kolegut të tij, Alqi Bllako.

Ai tha për mediat se “komentet do ishin politike, ndaj nuk ia vlen të flasë”. Braçe shtoi se me çështjen duhet të merret drejtësia nga fillimi deri në fund dhe nëse “ndërhyn prishet hetimi”.

“Të merret drejtësia me çështjen nga fillimi deri në fund, të nxjerrë konkluzionet e veta, është e tepër të bëjmë ne komente. Po ndërhymë ne me komente prishet hetimi”, u shpreh Braçe.

A do japë dorëheqjen Bllako?

“Komentet do jenë politike kështu që nuk ia vlen”, përfundoi ai.

SPAK iu drejtua sot Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg” ndaj deputetit socialist…

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV