Ka mbërritur në Kuvend kërkesa e deputetit Alqi Bllako për dorëheqje nga mandati i deputetit.
SPAK një ditë më parë kërkoi nga Kuvendi autorizim për arrestimin e tij.
Ndërkohë që në orën 18:00 të së mërkurës është njoftuar mbledhja e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK dhe për të hequr imunitetin e deputetit Alqi Bllakos.
Por në një reagim të parë pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij si i dyshuar për aferën e inceneratorit të Fierit, Alqi Bllako në rrjetet sociale shkruajti dje se do hiqte vetë dorë nga mandati i deputetit për t’u përballur me drejtësinë.