Spiropali fton opozitën: Të jemi të bashkuar në menaxhimin e krizës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka treguar të gjithë përpjekjet që po bën qeveria për menaxhimin e krizës.

Ajo i bëri thirrje opozitës që të bashkojnë përpjekjet në këtë drejtim. Sakaq, ajo u ndal edhe te ish-deputeti Alqi Bllako, për të cilin tha se fjalën e fundit për të e ka drejtësia.

“Të vazhdoni të mos na duroni dhe të na luftoni, por të bëhemi bashkë për të luftuar kundër të keqes së përbashkët që na ka goditur. Çdo mendim dhe ide është i mirëpritur. Bëj apel për klimën mes nesh. Çmimet që siç dikton tregu patjetër që nuk mund të kontrollohen. Ne kemi pak mjete për të kontrolluar, edhe pse përmes bordeve po bëjmë gjithçka për të gjetur mirëkuptimin, për marzhet e fitimit dhe produktet e shportës. Ne nuk e kemi në dorë tregun, por mund të ulim tensionin mes nesh. Kaq e kushtëzon edhe ndërgjegjja qytetare. Sigurisht që politika është edhe art i të mundurës dhe na lejon të ëndërrojmë. Çmimi i energjisë në treg, vitin e kaluar ishte 52 euro, ndërsa sot është 5 herë më shtrenjtë.

Qytetarët duhet të paguanin një faturë 10 herë më të madhe. Mburoja financiare bën të mundur normalitetin. Që prej tetorit, qeveria paguan konsumatorin familjar dhe bizneset e vogla. Kriza e energjisë ka nisur më herët. Sot kemi kombinim real rrethanash dhe krizash. Me këtë akt normativ shtojmë mbështetje buxhetore. Për 3 muaj rresht, do të kompensohet rritja e produkteve të shportës. Kjo paketë adreson mbështetjen për fermerët. Shqipëria bën diferencë me vendet e rajonit. Në Shqipëri për 95 mijë biznese TVSH është zero.

Lexo edhe :  ‘Burgu 313’ voton Ilir Metën, kreu i PL merr 58 vota

Tatimi mbi fitimin është zero, në Maqedoni është 10%, pse s’i përmendi këto. Ky është vetëm fillimi. Për Bllakon ne presim që të flasë drejtësia, edhe kur gjykata Kushtetuese vendosi jo për shkarkimin e Metës ne e pranuam. Sa e vështirë dhe e rëndësishme do të jetë detyra për të skicuar figurën e presidentit të ardhshëm, është figura e Ilir Metës. Ne i kthejmë institucionet ashtu siç i kthejmë normalitetin vendit. Me këtë akt normativ, ne do t’i kthejmë normalitetin edhe familjeve shqiptare”, tha Spiropali.

Të fundit

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku...

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Igli Tare pritet të bëhet zyrtarisht “djall”, por në Itali nuk kanë asnjë dyshim për këtë pjesë, thjesht është kohë, me ish futbollistin e...

Nesër Konferenca e Pestë ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet të mbahet në Bruksel të enjten (22...

Kokainë, çanta dhe tufa me para! Miliona € të sekuestruara dhe 52 urdhër arreste (VIDEO)

Anti-Mafia italiane ka publikuar pamje nga operacioni “Ura”, ku shihen qartë detaje nga aksioni që preku Shqipërinë dhe Italinë në lidhje me trafikun ndërkombëtar...

Katër herë rresht që thotë më vodhi Rama!/ Pse nuk ikën kur s’je i aftë të mbrosh votat?

Nga Spartak Ngjela Saliu sërish sot si edhe para katër vitesh po thotë se atij ia kanë vjedhur votat. Po kjo është hera katërt që ai...

Lajme të tjera

Web TV