“Do shkosh në kanalet e zeza”, Ngjela i drejtohet Berishës: S’e ke më Ramiz Alinë që të uzurposh PD-në si në 1991

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela, ka thënë se ish-kryeministri Sali Berisha është mësuar me “uzurpimin” e Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ngjela shprehet se përsëri tani ai po përiqet që të marrë PD, mirëpo nuk e ka më pas Ramiz Alinë, si në vitin 1991, kur uzurpoi Partinë Demokratike.

Sipas avokatit, referuar deklaratave të ish-kryeministrit për “simpatinë” që populli ka ndaj tij, e këshillon atë që të krijojë partinë e tij.

Postimi i plotë:

Berisha është mësuar me uzurpimin e Partisë Demokratike. Këtë kërkoi të bënte dhe sot. Kot e ka.

Kur e uzurpoi Partinë Demokratike në vitin 1991, kishte Ramiz Alinë. Tani nuk e ka më Ramizin, por nuk ka as dhe vrasësit sllavë të 2 prillit. Por…

Nëse e uzurpon, fat i madh për të djathtën shqiptare, sepse do shpëtojë një herë e mirë nga Saliu, se ky shkon në kanalet e zeza me gjithë partinë e uzurpuar. Kështu ka deklaruar Departamenti i Shtetit amerikan.

Pse, shqiptarët e rrezikuar në Kosovë dhe në Shqipëri nga aksi Moskë-Beograd, do pranojnë Saliun kundër mbrojtësit të vet historik?

Prandaj, uzurpimin e Partisë Demokratike Saliu e ka pamundësi, se është nongrata në Amerikë.

ll.

Nuk më pranon Amerika, por më do populli, thotë Saliu. Atëherë…

Sali! Po të do populli, nuk ke nevojë të uzurposh Partinë Demokratike. Shpall Partinë tënde me “rithemeluesit abstraktë” që ke, dhe drejtoju popullit.

Uzurpimi është përmbajtja primitive e Saliut në politikë. Por këtë uzurpim nuk po ta lë Uashingtoni Sali.

Formo Partinë tënde, Sali, që të shohësh sa të duan shqiptarët. Po të erdhën 1000 persona, gjë e madhe do të jetë.

lll.

Gjithsesi, Shqipëria do ketë ngjarje historike në këto kohë, në funksion të zhvillimit të saj drejt Perëndimit, dhe Saliu lodhet kot…

Lexo edhe :  As Rusia dhe as Serbia s’e akuzojnë Shqipërinë për grupe terroriste, siç bën Berisha!

Alibeaj nuk do ta pranojë në grupin parlamentar, se Saliu është nongrata në Amerikë. Dhe këtë ai po e bën se, po ta lërë uzurpimin e Saliut, Partia Demokratike degradon në një parti antiamerikane. Por, a do të rezistojë dot si e tillë?

Kjo parti antiamerikane e Saliut, sigurisht që do të ketë përkrahjen e Moskës dhe të Beogradit, por, pikërisht për këtë fakt, do të përfundojë në kanalet e zeza të ujërave të fëlliqura të Shqipërisë.

Kurse shqiptarët do të shpëtojnë nga e keqja e tyre 30 vjeçare – fatkeqësia kombëtare Berisha.

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV