Përgjimet zbulojnë të fshehtat tronditëse/ Ushtarët rusë e pranojnë: Kemi përdhunuar të miturën e kemi ngrënë mish qeni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vladimir Putin dhe shumë të tjerë në mbarë globin, menduan se lufta me Ukrainën do të përfundonte shpejt, pasi ai urdhëroi një nga ushtritë më të fuqishme në botë, të shtypte fqinjin e tyre më të vogël.

Megjithatë, një seri llogaritjesh të gabuara, si dhe rezistenca e palëkundur ukrainase, kanë parë që konflikti të zgjasë për më shumë se një muaj tani.

Një zyrtar amerikan tha të martën se forcat e Putinit “kanë humbje të jashtëzakonshme”, duke e vendosur numrin në mbi 10,000 trupa.

Megjithatë, raportet tregojnë se situata për ata që ende luftojnë është e vështirë, me racione ushqimesh të skaduara në terren, gabime ushtarake dhe ushtarë të detyruar të hanë mish qeni për të mbijetuar.

Në audion tronditëse të siguruar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SSU), ushtarët rusë pranuan se kishin ngrënë mish qeni. Biseda nis me një zë mashkulli që pyet “a po hani mirë të paktën”, ndërkohë tjetri i përgjigjet, “ne kishim Alabay-n (emri i një qeni) për darkë”.

Një bisedë e përgjuar në radio midis trupave ruse është zbuluar gjithashtu se një ushtar pranonte që kishte përdhunuar një vajzë 16-vjeçare. Veshjet e tyre mjekësore që datojnë që nga viti 1978 u lanë në fushën e betejës në qytetin e Mykolaiv këtë javë.

Të fundit

Pas shpërthimit të vullkanit në malin Etna, turistët ikin me vrap

Janë publikuar pamje tronditëse që tregojnë turistë në malin Etna teksa vrapojnë për t’iu shmangur një situate të rrezikshme,...

Publikohen pamjet nga moment i lëkundjeve sizmike në Turqi (VIDEO)

Mediat në Turqi kanë publikuar pamjet e tërmetit 5.8 Rihter që tronditi vendin në orët e para të së martës. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë...

Bie qeveria në Holandë, lideri i së djathtës ekstreme tërhiqet nga koalicioni

Lideri holandez i të djathtës ekstreme, Geert Wilders, e ka tërhequr partinë e tij nga koalicioni qeverisës katërpartiak i vendit për shkak të një...

AirBaltic nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniusit

Linja ajrore kombëtare e Letonisë, airBaltic, ka nisur sot dy destinacione të reja direkte nga Tirana, duke lidhur kryeqytetin shqiptar me Talinin (Estoni) dhe...

Kylie Jenner humbi mikun e ngushtë, zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta të 34-vjeçarit

Është bërë i ditur zyrtarisht shkaku i vdekjes së stilistit të njohur të flokëve të Kylie Jenner, Jesus Guerrero, i cili ndërroi jetë në...

Lajme të tjera

Web TV