Adoleshentët e ngacmuan/ Armina tregon si u nxeh Shkëlzeni: U zu veç me fjalë, se ai është i edukuar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armina Mevlani ka rrëfyer një situatë të pakëndshme që i ka ndodhur me partnerin e saj Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Teksa po diskutohej incidenti ndodhur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, mes Will Smith dhe Chris Rock, blogerja shprehu se në rastin kur ka pasur komente apo sulme virtuale, ajo dhe partneri i saj Shkëlzen Berisha preferojnë të qëndrojnë të heshtur.

Megjithatë, në rastet kur ngacmime apo komente të tilla ndodhin në një situatë ballë për ballë, reagimi  është shumë ndryshe.

Ajo rrëfeu një situatë që i kishte ndodhur me disa adoleshentë të huaj, të cilët kishin bërë një koment ndaj saj, ndërsa ajo ishte e shoqëruar nga Shkëlzen  Berisha.

Mevlani shprehu se reagimi i partnerit të saj, ndaj komentit të tyre e ka habitur dhe i ka bërë përshtypje.

“Sigurisht që ka pasur kometues ose media që më kanë sulmuar, por ne kemi një lloj tjetër filozofie.

Sepse ideja është që edhe vetë partneri im, edhe unë, kemi filozofinë që më mirë hesht se sa t’i japësh rëndësi.

Unë nuk kam patur një rast konkret, që dikush përballë të më ketë fyer, por kam patur njerëz të panjohur dhe ka qenë një rastësi komplet, s’kishte lidhje fare me Shqipërinë, kanë qenë të huaj.

Kemi qenë në radhë dhe thotë dikush nga ata në radhë një koment për mua, që s’ishte i këndshëm dhe më habiti, sepse ai (Shkëlzeni) e ruan shumë pjesën e sjelljes, është shumë me edukatë gjithmonë.

Më bëri shumë përshtypje sepse unë e dëgjova dhe thashë: “aman budallenj”. Kur reagoi, reagoi me fjalë.

Sigurisht që iu kthye me fjalë, doli jashtë natyrës së vet.

Lexo edhe :  Pas “Sunny Hill”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë

Nuk ishte rasti që duhej patjetër reaguar, sepse ishin adoleshentë, bënë komente, nuk është se ishte diçka për të reaguar”, tha ajo./ Skaproblem

Të fundit

Ministri Vengu: Presim 2 helikopterë të Emirateve Arabe e 1 Canadair nga Greqia

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend vijon të jetë dinamike,...

Flamingot në Nartë, Rama shpërndan videon me pamjet mahnitëse

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga laguna e Nartës. "Magjike"! Kështu shkruan Edi Rama në profilin e tij në Facebook. Për më tepër, shihni...

Të huajt nuk do mbahen në burgjet angleze, ç’do ndodhë me shqiptarët?

Shumica dërmuese e të huajve që kanë kryer krime dhe që shpallen fajtor nga sistemi i drejtësisë në Britani do të deportohen menjëherë në...

MEKI: News24 dhe Panorama kanë një qira të papaguar ndaj shtetit prej 2 mln €

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka bërë një tjetër reagim që hedh poshtë pretendimet e medias Panorama (kompania Shoqëria Panaroma Group sh.a.) dhe...

Poliçani i “kryqëzuar” para flakëve, kryebashkiaku kërkon përforcime

Një tjetër zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj te diele zonën përreth Uzinës së Armëve në Poliçan, hera e dytë kjo brenda pak ditësh. Burime...

Lajme të tjera

Web TV