Regjistrimi i makinave/ Amnisti deri në 28 shkurt, ja sa është gjoba për shkelje afati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë qytetarët/subjektet juridike që disponojnë një akt ndryshimi pronësie mjeti (kontratë shitblerje, kontratë dhurimi, dëshmi trashëgimie, etj.) të cilët nuk kanë bërë ndryshimin e pronësisë së mjetit brenda 10 ditëve nga data e hartimit të aktit të tjetërsimit, t’i drejtohen sporteleve të DPSHTRR-së brenda datës 28 Shkurt 2020, pasi nga data 2 Mars 2020 do të fillojë aplikimi i gjobës për tejkalimin e afatit të përcaktuar në ligj. Nuk është e domosdoshme që në sportel të jetë dhe shitësi dhe blerësi. Procedurën për kalimin e pronësisë mund ta kryejë cilido prej tyre, pa praninë e palës tjetër.

Shitësi mund të paraqitet në sportel me kontratën e shitjes, kontratën e dhurimit ose dëshminë e trashëgimisë (origjinal ose kopje e noterizuar) e cila dorëzohet në sportel dhe vijon me ndërrimin e të dhënave në sistem. Tarifa për këtë shërbim është 1 000 Lekë.

Blerësi duhet të paraqitet në sportel me kontratën e shitjes, kontratën e dhurimit ose dëshminë e trashëgimisë (origjinal ose kopje e noterizuar) e cila dorëzohet në sportel dhe nis procedurën për regjistrimin e ndyshimit të pronësisë ose të ndryshimeve të tjera në sistem. Më pas vijohet me Identifikimin e treguesve teknik të mjetit (kontrollin fizik), azhurnimin e lejes së qarkullimit dhe certifikatës së pronësisë në emër të blerësit. Tarifa për këto shërbime është 4 500 Lekë (Identifikimi i treguesve teknik të Mjetit – 1 500 Lekë; Leje qarkullimi – 1 000 Lekë; Certifikatë Pronësie – 2 000 Lekë).

Pas kësaj date fillon aplikimi i masave administrative gjobë për palën blerëse në zbatim të pikës 3 të Nenit 93 të Kodit Rrugor. Masa administrative varion nga 10 000 – 40 000 Lekë. Çdo qytetar ose subjekt mund të kërkojë të pajiset me një kopje të kontratës së shitjes pranë zyrës noteriale ku është lidhur kontrata.

Lexo edhe :  Sot afati i fundit/ Bizneset dorëzojnë pasqyrat financiare, ose përballen me ligjin

Mjeti rezulton në pronësi të shitësit dhe disponohet nga pala blerëse e cila nuk ka bër azhurnimin e dokumentacionit sipas Nenit 93 dhe Nenit 109 të Kodit Rrugor, ndaj zotëruesi i mjetit ndëshkohet me masë administrative gjobë sipas neneve të lartpërmenduara (bazën ligjore e gjeni të pasqyruar më poshtë). Çdo person i autorizuar nga shitësi ose blerësi dhe i pajisur me prokurë të posaçme dhe me dokumentacionin e nevojshëm mund të paraqitet në sportel për të ndjekur procedurat. Ju mund të aplikoni në formularin e mëposhtëm për verifikimin e statusit të pronësisë se mjetit. Pas aplikimit qëndroni në pritje të përgjigjes me email ku informoheni nëse është kryer kalimi ose jo në sistem.

Çdo qytetar ose subjekt i interesuar për ndjekjen e kësaj procedure duhet të paraqitet në Drejtorinë Rajonale përkatëse brenda datës 28 Shkurt 2020.

 

Të fundit

Ambasada Amerika njofton për vizat: Kalimi i afatit mund të ndikojë përgjithmonë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një njoftim lidhur me rëndësinë e përdorimit korrekt të vizave amerikane. Në postimin e...

1990 – Pushtimi i Kuvajtit nga Iraku dhe fillimi i Luftës së Gjirit

Mëngjesin e hershëm të 2 gushtit 1990, forcat e armatosura të Republikës së Irakut, të udhëhequra nga Saddam Husseini, pushtuan shtetin fqinj Kuvajt, një...

Rruga e Dukagjinit, Rama publikon pamjet nga punimet: Ndër segmentet më të rëndësishme

“Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë...

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit

Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish ligjore, qeveria ka hedhur një...

“Më kërcënoi”, Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin e Nik Gjeloshajt

Zyra e presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka dërguar një mori kërcënimesh dhe mesazhesh të...

Lajme të tjera

Web TV