Masakra e fundit e komunizmit/ Berisha homazhe në Memorialin e “2 Prillit 1991”: Nderojmë veprën e martirëve të demokracisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si sot 27 vite më parë, më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën që njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ngjarja që shënoi një ndër revoltat më të mëdha popullore në vend.

Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë dhe vrau 4 të rinj.

Ish-kryeministri Sali Berisha merr pjesë sot në homazhet dhe vendosjen e kurorave pranë Memorialit “2 Prill 1991” në Shkodër.

“Të dashur familjarë, prindër, vëllezër, motra, nipër, mbesa të martirëve të demokracisë të 2 prillit të Shkodrës, të dashur qytetarë të Shkodrës, zonja dhe zotërinj deputetë, i dashur kryetar i Bashkisë së Shkodrës.
Jemi mbledhur këtu për të nderuar veprën dhe kujtimin e martirëve të votës së lirë. Themeluesit dhe anëtarit të kryesisë së PD-së Arben Broci, aktivistëve të shquar të PD-së, por edhe të 87 qytetarëve të Shkodrës që në një masakër terroriste u plagosën atë ditë në rrugët dhe sheshet e këtij qyteti, bastion të lirisë.

Më 2 prill 1991, gjimnazistët e Shkodrës e ndjenë se regjimi i Ramiz Alisë grabiti votën e qytetarëve dhe ata mbushën këtë shesh në një protestë më të civilizuarën që mund të bëjë njeriu i lirë, të ulur mbi çantat e librave, protestonin paqësisht. Regjimi diktatorial do të festonte fitoren e grabitur me gjakun e tyre. Mbi ta të rrethuar u shkrehën batare, kallashnikovë dhe mitralozash. Në shesh mbetën, ranë për t’u bërë përjetë të pavdekshëm, martirë të 2 prillit, u plagosën në rrugët e qytetit dhjetëra e dhjetëra qytetarë shkodranë. Flijimi, sakrifica sublime e tyre në të vërtetë u bë dritë për shqiptarët. Masakra e 2 prillit jehoi fuqishëm në Kongresin e SHBA-ve, parlamentin Europian, Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Diktatori që shpresonte të vishte me zgjedhjet e 31 marsit xhaketën e Gorbaçovit, dëshmoi para shqiptarëve dhe gjithë botës se ai nuk ishte gjë tjetër përveçse një bastard kriminel i Hitlerit të pasluftës Enver Hoxhës.
Ne nderojmë sot veprën e pavdekshme të martirëve të demokracisë të cilët do të jetojnë për jetë të jetëve me lirinë dhe votën e lirë të shqiptarëve.

Të fundit

Sali Llumi!

Edison Ypi Sali Llumi dhe dhëndrri budalla nuk lënë rast pa dëshmuar çfarë fundërrinash janë. Gjithë jetën, unë, vëllai im, dhe...

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Veliaj i shpreh ngushëllimet familjes: Mik i vyer!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshë 58-vjeçare të ish-kreut të kadastrës Artan Lame. Përmes një postimi në...

Skema, si funksiononte grupi i Adi Çobës!/ ‘Bisha’ udhëzonte me SkyECC nga Durrësi!

Një megaoperacion mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane çuan në goditjen e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës. Në total u lëshuan 52...

Deputeti më i votuar/ Blendi Gonxhja tregon a do të garojë për Bashkinë e Tiranës

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ishte kandidati më i votuar nga listat e hapura, duke fituar besimin e 24.802 qytetarëve të Tiranës, të cilët...

Operacioni ‘Ura’/ Berisha sulmon Dumanin: Bllokoi aksionin për qëllime elektorale

Kreu i PD, Sali Berisha doli sërish në një konferencë për mediat, për të denoncuar sipas tij vjedhjen e zgjedhjeve. Berisha u ndal edhe te operacioni i...

Lajme të tjera

Web TV