Salianji: PD bashkohet me votë jo procese të njëanshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nga Korça ku zhvilloi sot një takim me grupseksionet shprehu domosdoshmërinë për bashkimin e demokratëve. Në një prononcim për mediat, Salianji theksoi se bashkimi arrihet vetëm me votë dhe jo procese të imponuara, duke iu referuar reformimit që po kryhet nga ana e “Rithemelimit” në degë.

Deputeti demokrat e quajti këtë si proces të njëanshëm dhe theksoi se bashkimi vjen vetëm përmes votës, duke i përfshirë të gjithë.

“Ne jemi në takime me grupseksionet. Ajo që vinte si thirrje nga të gjithë anëtarët e PD, në Korçë, është që ka të bëjë me bashkimin real të PD, i cili nuk vjen nga imponimi, nuk vjen nga bërja e proceseve fiktive, por del nga vota.

Ajo që bashkon demokratët në këtë moment është bashkimi rreth votës dhe rreth një procesi që ka besueshmërinë e të gjitha palëve. Si deputet kam marrë mandatimin, më i votuari në këtë zonë. Do ju qëndroj besnik deri në fund. Nëse duan të bëjnë një garë të bukur me njëri tjetrin janë ë mirëpritur edhe ata qe mendojnë ndryshe. Nëse do të duan të bëjnë një betejë, në betejë do na kenë dhe do më kenë. Nëse do të duan të bëjnë një garë, që të fitojë ai që ka më shumë vota ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë.

Nëse duan të bëjnë një proces të njëanshëm, po ua them edhe këtë, nuk do ta realizojnë dot. Ka vetëm një rrugë për tu bashkuar PD, jo me procese të njëanshme dhe imponime, por me votën e demokratëve. Ky ishte mesazhi në këtë grupseksion”, tha Salianji.

Lexo edhe :  Papa Leo XIV thyen rekord ndjekësish në Instagram, ja nga sa persona ndiqet

Si të pashpjegueshme, e quajti ai lëshimin e selisë qendrore, duke përmendur mosmbledhjen e grupit parlamentar.

“Të pashpjegueshme janë edhe lëshimi i selisë dhe mosmbledhja e grupit të deputetëve, apo kryesisë për pjesën zyrtare. E rëndësishme është që demokratët janë po aq të shqetësuar për fatin e PD-së dhe qëndrojnë po njësoj bindjes së tyre”, u shpreh deputeti.

I pyetur për përplasjen mes Alibeajt dhe Berishës për çështjen  e presidentit, Salianji tha se nuk është me asnjërën palë dhe se këtë e vendos grupi parlamentar, por deri më tani nuk ka asnjë  qëndrim zyrtar.  Një mesazh, Salianji dha si duket edhe për Lulzim Bashën, i cili së fundmi është aluduar si kandidat i mundshëm për kreun e shtetit.

“Është një diskutim i parakohshëm. Nuk ka një diskutim për presidentin. Nuk di ndonjë qëndrim të zotit Alibeaj. Unë nuk jam as me njërin dhe as me tjetrin. Nuk diskutohet tani. Askush nuk ka tagër të diskutojë në emër të gripi, as kryetari i grupit. Çdo emër që është hedhur dhe që nuk përgënjeshtron vetë i shërben po ashtu për të theksuar perceptimin e keq që nuk duhet të ishte që gjithçka është shitur dhe është blerë”, u shpreh deputeti i PD.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV