Kryebashkiakja e Motyzhyn, Olga Sukhenko, u gjend e vrarë me familjen e saj disa kilometra larg vendit të masakrës së Buçës, në qytetin e Motyzhyn.
E përditshmja ‘Bild’ ka shpërndarë pamje të tmerrshme që të thyejnë zëmrën, ku duken të vrarë në mënyrë të mizorshme kryebashkiakja me burrin dhe djalin e saj.
Në një grumbull rëre, ndihmësit ukrainas kanë zbuluar trupat, disa prej tyre të lidhur dhe të qëlluar në kokë. Ata u gjendën 10 ditë më vonë pasi ishin rrëmbyer që në datën 23.
Që nga fundjava, ushtria ruse është tërhequr nga periferitë e Kievit duke zbuluar mizoritë e kryera nga ushtarët e saj.