Selfie me thasët plot monedha ari/ Italiani që inskenoi vrasjen e tij në Shqipëri “provokon” policinë italiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një foto e bërë publike nga mediat italiane, me disa thaës me monedha ari, ka risjellë në vëmendje biznesmenin Italian, Davide Pecorelli.

Ky i fundit, i cili inskenoi vrasjen e tij në Shqipëri, shfaqet në foto me thaës me monedha ari nga thesari i Montecristo-s, dhe sipas policisë italiane, kemi të bëjmë me një foto të vërtetë dhe jo të montuar.

Megjithatë, ai lë çdo gjë enigmë duke thënë se nuk bëhet fjalë për një fotomontazh por se gjithsesi nuk mund të tregojë vendndodhjen e thesarit.

“Dua të hesht për këtë dhe në fakt karabinierët janë nevrikosur. Unë mund të them që thesarin e kam parë, i kam parë dy arkat, i kam prekur dhe fotografuar. Nuk kam marrë monedha sepse janë pronë e shtetit dhe një monedhë e vetme është vepër penale ta marrësh,” thotë ai.

Fotot janë shkrepur në brendësi të garazhit misterioz të Porto Santo Stefano, të cilat posedohen edhe nga Prokuroria e Grosetos, që hetoi 46-vjeçarin për të gjetur monedhat e vjedhura në 2019-ën në Sovana.

Italiani inskenoi vdekjen e tij në Pukë dhe u shfaq i gjallë në Itali pas 8 muajsh. Babai i 4 fëmijëve, Pecorelli ishte zhdukur në Pukë në Shqipëri, ku erdhi për një udhëtim pune për të takuar edhe pronarin e një qendre bukurie.

Historia e Davide, veçanërisht në muajt e parë pas zhdukjes së tij ngriti shumë pista hetimi dhe bëri që policia italiane të vijë në Shqipëri për të mësuar detaje rreth tij.

45-vjeçari, i cili erdhi në Shqipëri më 3 Janar, mori më qira një automjet tip “Skoda Fabia”, udhëtoi drejt Vlorës, më pas shkoi në Shkodër dhe bëri një ndalesë në Pukë. Që prej 6 janarit u zhdukën gjurmët e tij, ndërsa në automjetin krejtësisht të djegur të marrë me qera prej tij u gjetën mbetje të një njeriu.

Lexo edhe :  E rëndë/ Foshnja e porsalindur humb jetën pasi i mituri e hedh në dysheme

 

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV