Bordi vendos çmimet e reja, ulet çmimi i naftës dhe benzinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej ditës së sotme në orën 18:00, nafta dhe benzina do të blihen më lirë se dje.

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 6 Prill 2022 vendosi që nafta të shitet me 228 lekë/litër, benzina me 208 lekë/litër ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshueshëm me 115 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i Transparencës po monitoron ecurinë e bursave dhe paralajmëron për pezullimin e aktivitetit të pikave të karburantit që nuk respektojnë vendosin çmimet e ndryshuara të hidrokarbureve.

Vendimi i Bordit të Transparencës për tregtimin me shumicë:

216 Lekë/litri për gazoilin;
196 Lekë/litri për benzinën;
103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Vendimi i Bordit të Transparencës për tregtimin me pakicë:

228 Lekë/litri për gazoilin;
208 Lekë/litri për benzinën;
115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Të fundit

Bie pretendimi i PD, fletët e votimit në Peqin dalin pa vula

Një nga akuzat e përsëritura më shpesh nga Partia Demokratike ka qenë, vënia në zbatim nga shumica, e fenomenit...

Operacioni “Enigma” në Durrës, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Drejtorinë...

Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për klubin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia, pas triumfit të tyre në kampionatin shqiptar....

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, reagojnë autoritetet shëndetësore: Analizat ….

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit, duke qartësuar...

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse...

Lajme të tjera

Web TV