Dialogu për njohjen, Palmer: Kosova e Serbia të përshtatin parametrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur është pyetur nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës përjashtojnë shkëmbimin e territoreve si zgjidhje, përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, u shpreh se i takon Kosovës dhe Serbisë që të përshtatin parametrat mbi të cilët dialogojnë.

U takon palëve që të përcaktojnë parametrat e dialogut”, ka thënë Palmer për euobserver gjatë të hënës (17 shkurt në Bruksel), teksa është pyetur për planin e shumë diskutuar e kundërshtuar të korrigjimit të kufijve.

Palmer thotë se SHBA, mbështet Kosovën dhe Serbinë për të gjetur një mënyrë të rikthimit në dialog ku do të diskutoheshin të gjitha shqetësimit dhe do të gjendej një rrugë drejt normalizimit të raporteve, që sipas tij do të kishte njohjen reciproke në qendër.

Ai ka thënë se SHBA-të dëshirojnë të shohin njohjen reciproke Kosovë-Serbi si rezultat të procesit të negociatave.

Ndërkohë ai nuk ka pranuar të flas i pyetur nëse qëndrimi i SHBA-së për korrigjim të kufijve është në kundërshtim me qëndrimin gjerman, të cilët frikësohen se një lëvizje e tillë do të destabilizonte rajonin.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV