Gent Cakaj e krahasoi Vuçiçin me Gëbelsin, reagon ashpër Serbia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit në Detyrë të Punëve të Jashtme, Gent Cakajt, i cili e cilësoi presidentin Aleksandër Vuçiç si një gëlbesian nazist.

Cakaj e krahasoi Vuçiçin me ministrin e Propagandës së Hitlerit, Joseph Paul Goebles pas deklaratave skandaloze që kreu i shtetit serb bëri kur mohoi Masakrën e Reçakut.

Joseph Goebbels i propagandës së Millosheviçit tani është shndërruar në kampion të mohimit, nënvlerësimit dhe trivializmit të krimeve të luftës. Skandaloze!”, kishte deklaruar Cakaj.

Por, Serbia reagoi ashpër duke dërguar një notë proteste në adresë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, duke e quajtur si të turpshëm një krahasim të tillë. Ashtu siç shkruhet edhe në notën e protestës, Serbia thekson se deklarata të tilla nuk kontribuojnë në përmirësimin e raporteve Beograd-Tiranë, ndërkohë presin nga Republika e Shqipërisë që të distancohen nga deklarimet e Cakajt.

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë shpreh respektin e saj ndaj ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe shpreh protestën më të ashpër me rastin e deklaratës së turpshme të Ushtruesit të Detyrës së Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili presidentin e Republikës (Serbisë) e krahason me Goebbelsin”, thuhet në letër të dërguar më 7 dhjetor 2019, një ditë pas deklaratës së Gent Cakajt.Gjithashtu, Serbia ka kërkuar nga Republika e Shqipërisë që t’i dënojë deklarime të tilla dhe të distancohen nga to.

Deklarata të tilla në asnjë formë nuk i kontribuojnë përpjekjeve që jemi duke i bërë për avancimin e raporteve të dy vendeve tona dhe marrëdhënieve të përgjithshme në rajon. MPJ e Serbisë pret që Shqipëria t’i dënojë këto deklarata dhe të distancohet nga to. MPJ e Serbisë shfrytëzon këtë rast që Ambasadës së Shqipërisë t’ia ritheksojë respektin e lartë”, përfundon letra.

Të fundit

Vllaznia shmang humbjen ndaj Laçit, katër gola dhe spektakël

Barazim 2-2 mes Laçit dhe Vllaznisë, në ndeshjen e Superiores. Kurbinasit kaluan në epërsi që në minutën e 11-të...

Detaje të reja nga vrasja e palestinezes në Tiranë, 24 vjeçarja u vra nga babai?!

Hetimet për vrasjen e 24-vjeçares palestinese Rayyan Alwan, krim i ndodhur në Tiranë brenda një banese të marrë me qira, kanë marrë drejtim të...

Papa Françesku kaloi një natë të qetë, por gjendja e tij ende kritike

Edhe pse gjendja shëndetësore e Papa Françeskut, i cili prej dy javësh po lufton me pneumoninë, mbetet kritike, gjatë orëve të fundit ai nuk...

VIDEO: Roboti sulmon njerëzit gjatë festës në Kinë

Ky është momenti tronditës kur një robot ka bërë një veprim të pakontrolluar teksa duket se sulmon një turmë njerëzish gjatë një festivali kinez. Një...

“Bonusi i votës”/Rama kundërshton komentuesin:Po përpiqemi ta kurojmë skemën e pensioneve

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur komentuesve kritikë në lidhje me bonusin e pranverës për pensionistët që do të shpërndahet të hënën. Në përgjigje...

Lajme të tjera

Web TV