Arrestimi i 32 policëve në Morinë, Rama: Operacion shembullor nga SHÇBA e SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacion shembullor e ka quajtur kryeministri Edi Rama, arrestimin e 32 policëve në Morinë që shfrytëzonin postin duke marrë ryshfet qytetarëve në këmbim të shërbimeve, me fitime që shkonin deri në 8 mijë euro në ditë. Kreu i qeverisë ka përgëzuar për punën e bërë, SPAK dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, SHÇBA, teksa thotë se kjo frymë bashkëpunimi duhet të vijojë. Ai vë theksin që operacione të tilla të vijojnë deri në zhdukjen e fenomenit të korrupsionit nga uniforma blu.

“Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë”, shkruan Rama.

Të fundit

PD: Dështimi me votën e diasporës, përgjegjësi e Celibashit

Partia Demokratike ka deklaruar se do të ndjekë procedurat ligjore për dështimin e procesit të votës të diasporës që...

Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj qeverisë amerikane dhe ish-presidentit Donald...

Për faj të një derri, fustani blu nuk u vesh kurrë

Në një fshat të vogël, atje ku koha ngul kapëset e mëngëve në shinat e inercisë, por lodhja vrapon si tajfun, jetonte një nënë....

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50%...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Lajme të tjera

Web TV