Goditet keq me shkop në fytyrë aleati i Putinit, Alexander Lukashenko

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, është lënduar sot gjatë një loje amator të hokejit në akull, që është zhvilluar në Minsk. Siç raportojnë mediat, ekipi i tij megjithatë ka fituar 5:1 ndaj një ekipi rajonal të Minskut.

Lukashenko është lënduar nga një lojtar i ekipit kundërshtar, i cili aksidentalisht ka goditur atë në fytyrë me shkopin e hokejit.

Duke e njohur pushtetin  autoritar të Lukashenkos në Bjellorusi, lojtari në fjalë ka mundur ta pësojë keq, mirëpo siç raportohet, ky aksident nuk ka ndikuar në disponimin e presidentit, raporton Interfax.

Ndryshe, Lukashenko është njëri prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin. Ai e ka përkrahur me të gjitha kapacitetet pushtimin rus në Ukrainë, duke i dhënë ndihmë ushtarake, por edhe territoriale për të kryer sulme mbi caqet në Ukrainë. /GazetaExpress/

Të fundit

Trump e kërcënon Moskën me pasoja para takimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një “takim i dytë i shpejtë” me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn...

Vuçiç: S’do kandidoj më për President! Nuk jam diktator

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar së fundmi se nuk ka ndërmend të kandidojë sërish për të njëjtin post. Vuçiç u shpreh se...

Tirana regjistroi ditën më të nxehtë në histori!

Tirana ka regjistruar të hënën ditën më të nxehtë në histori, gjithashtu edhe dita më e nxehtë e Gushtit deri tani. Të hënën më 11...

“Palestinezët thjesht të ikin!”

Ushtria Izraelite vijoi bombardimet intensive në Gaza edhe të mërkurën, në prag të ofensivës së paralajmëruar për të marrë nën kontroll qytetin kryesor të...

Bolton: Trump i manipulueshëm, dëshiron çmimin Nobel

Presidenti amerikan Donald Trump do të shkojë në takimin e së premtes me Vladimir Putin, i shtyrë jo nga një vizion strategjik koherent, por...

Lajme të tjera

Web TV