Nëse PD shkon në djall, ajo nuk ikën vetëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Emili Bibolli

Një shprehje thotë: “Arroganca është një ego e sëmurë që kërkon kurim”. E kam ndjekur me vëmendje fjalimin e kryeministrit Rama gjatë Kongresit të Partisë Socialiste. Deklarata e tij ku shprehej për Partinë Demokratike “nuk kam asnjë keqardhje për atë parti sepse duhej të kishte shkuar me kohë në djall” është padyshim një nga deklaratat më të shëmtuara që kam dëgjuar deri më sot nga një politikan shqiptar.

PD me të mirat e të këqijat e saj nuk e meriton një fyerje të tillë sepse së pari, ne si shoqëri dhe si politikë na takon t’u njohim meritat forcave tona politike për ato që kanë bërë mirë dhe t’i kritikojmë për ato që bëjnë gabim, dhe njëkohësisht të kuptojmë dhe të respektojmë ciklet e tyre jetësore në politikë. Së dyti, logjika të çon të mendosh se ajo që ndodhi në PD mund të ndodhë së shpejti edhe në PS. PD u katandis në këtë gjëndje për shkak të mungesës së demokracisë së brendshme dhe modelit autokratik të lidershipit të saj. Edi Rama në PS po ndjek të njëjtën rrugë si Sali Berisha në PD, çka nënkupton të njëjtin fat edhe për këtë forcë politike.

*Posaçërisht për fjala.al

Të fundit

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti, raportohet për 10 të plagosur (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në një pikë karburanti në Romë të Italisë. Sipas...

Feston 61-vjetorin, Rama pritet në PS me duartrokitje e lule

Shefi i qeverisë feston sot 61-vjetorin. Edhe pse ka ditëlindjen, kryesocialisti ka vijuar sot një tjetër mbledhje me deputetët e Tiranës dhe përfaqësues të...

“Shiti 5 mld euro naftë dhe nuk pagoi taksa”/ Bankers duhet të hetohet nga SPAK!

Gazetarja Klodiana Lala, dha detaje nga aksion i Prokurorisë së Fierit, e cila ka lëshuar 14 masa sigurie për drejtues dhe ish drejtues të...

SHBA/ Pas 18 vitesh pa shpresë, çifti bëhet me fëmijë falë inteligjencës artificiale

Kjo është historia e një çifti në SHBA të cilët pas 18 vitesh përpjekje për tu bërë prindër, më në fund arritën të realizonin ëndrrën e...

249-vjetori Pavarësisë së SHBA-së, Begaj: Mirënjohje për partneritetin strategjik

SHBA sot feston 249-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë të veçantë për popullin amerikan presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në rrjetet sociale shprehte...

Lajme të tjera

Web TV