Fondi i rindërtimit, Kryemadhi: Do dyfishohen faturat, ne do i paguajmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat LSI-së në qytetin e Durrësit, nga ku lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Kryemadhi komentoi mbledhjen e 1.15 miliard eurove nga Konferenca e Donatorëve, duke thënë se 850 milion euro janë borxhe që do të duhet t’i paguajnë shqiptarët.

Kryemadhi u shpreh se Rama nuk ka asnjë meritë dhe thotë se kredia që do i vijë Shqipërisë do sjellë rritje të taksave të energjisë elektrike, ujit, karburanteve apo taksave bashkiake.

Buzëqeshja e kryeministrit ishte shumë e madhe por kjo bujari nuk ishte ndaj tij, ishte ndaj shqiptarëve.

Që edhe sot e kësaj dite, 3 muaj nga tërmeti vazhdojnë e flenë në çadra.

Ku edhe sot, 3 muaj pas tërmetit, familjet banojnë në shtëpi me qira shumë herë më të shtrenjta.

Ajo që të bën përshtypje është që e gjithë kjo bujari e BE është një respekt dhe mirënjohje që të gjitha vendet e BE i dhanë Shqipërisë e Shqiptarëve.

Sot pasi u zbërthye skema e kontributeve, dhe vraponte për të thënë që është meritë e tij, por nuk besoj se është meritë e një kryeministri që të marrësh 850 milion euro.

Kur në fakt janë borxh që do ta paguajmë ne me taksat tona. Do të fusë dorën në xhepin e shqiptarëve, dhe mos u çudisni kur fatura e dritave dhe ujit të dyfishohet.

Mos u çudisni kur taksat të dyfishohen. Pse, se duhet të paguajmë këto borxhe. Edhe këto pak para grante që ka marrë që janë 250 milion euro, Edi Rama nuk ka ndërmend të marrë punëtorë për të ndërtuar por do të marrë punëtorë nga jashtë që shqiptarët të vazhdojnë të ikin”, tha Kryemadhi gjatë takimit.

Të fundit

“Treni bullgar” i PS nuk e justifikon dot “Ruletën ruse” të PD

Nga Ylli Manjani "Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë...

Shembet çatia e kullës 650-vjeçare në Kinë, turistët vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Vizitorët e një vendi turistik shekullor në Kinën lindore u detyruan të nxitonin pasi qindra tjegulla çatie u shkëputën dhe u rrëzuan në tokë...

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë, Roven Zeka. Zbutet masa në arrest...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

Lajme të tjera

Web TV