Stresi i dërgon mesazh publik Kejsit: Dua të kemi një fëmijë bashkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhënia mes këngëtarit Stresi dhe ish-partneres së tij, Kejsit ka pasur shumë ulje ngritje ndër vite, teksa çifti është ndarë dhe është pajtuar disa herë.

Teksa kishin planifikuar të bënin dhe një dasmë, çdo gjë mori fund rreth një viti më parë duke mos pasur më shpresë për ndonjë ribashkim. Mirëpo dhe pse të ndarë, dyshja kanë treguar se vazhdojnë ende të ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, madje shpreh herë dhe komunikojnë së bashku.

I ftuar në programin “E diell” gjatë një sfide, këngëtarit i është kërkuar që t’i dërgojë një video ish-partneres ku i thotë se ‘po vdes nga dëshira që të jenë bashkë, të planifikojnë një fëmijë dhe se nuk do të ndahen kurrë më”.

Stresi ka pranuar ta bëjë sfidën me gjithë qejf teksa prezantuesja vuri re një detaj shumë të veçantë ku reperi ia kishte shënuar emrin në telefon “E bukura Kejsi”.

“Kejs nuk di si të ta them por mezi po pres që të ribashkohemi bashkë. Dëshira është shumë e madhe besoj që edhe ti e di, të kemi një fëmijë bashkë pasi kemi kaluar shumë kohë dhe mendoj se është momenti i duhur. Të dua shumë”.- u shpreh këngëtari në videon të cilën më pas ia dërgoi asaj.

Pas kësaj, ai u pyet nëse do këtë një ribashkim të çiftit, por Stresi zgjodhi të mos fliste dhe vetëm buzëqeshi.

Të fundit

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin...

Sot provimi i parë i maturës/ Manastirliu: Besoni te vetja, më e mira është para jush

Mbi 27 mijë maturantë do t'i nënshtrohen sot provimit të gjuhës së huaj. Në këtë ditë të rëndësishme për nxënësit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta...

Nisja e sezonit veror, Rama njofton hapjen e 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin

Me nisjen e sezonit turistik veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin. Në një postim në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama bën të...

“Bileta deri në 1000 euro”/ Ankohen Tifozat Kuq e Zi: Jo të gjithë jemi milionerë si Duka

Tifozat Kuq e Zi, tifogrupi më i zjarrtë dhe më pasionant i kombëtares shqiptare të futbollit, për herë të parë pas më shumë se...

Tërmeti i fortë ‘shkund’ Greqinë! Lëkundjet ndihen deri në Turqi, humb jetën 14-vjeçarja

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në orën 02:17 pas mesnatës me orën lokale, në zonën detare...

Lajme të tjera

Web TV