Tragjedi në Greqi, digjet brenda makinës 17-vjeçari shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në zonën Lassi Argostoli në Kefaloni. Sipas informacioneve të medias greke inkefalonia.gr një student shqiptar është djegur në makinë për shkak të një aksidenti rrugor. 17-vjeçari shqiptar nuk ka arritur të zbresë dot nga automjeti, në të cilin udhëtonin dhe bashkëmoshatarët e tjerë.

Sipas dëshmitarëve okularë, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, kur është përmbysur dhe është përplasur me shtyllat e vendosura në trotuar, përplasje e cila më pas ka shkaktuar shpërthimin në rezervuarin e gazit të makinës. Zjarri u përhap shumë shpejt.

Të gjithë pasagjerët që ndodheshin në makinë ishin studentë me origjinë shqiptare.

Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje tragjike. Pasagjerët e tjerë të mjetit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

 

Të fundit

A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa “po” dhe disa “jo”

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në fillim të vitit, por jo mjaftueshëm. Rritja mbështetet tek administrata, ndërtimi e...

Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”. Pas kërkesës së familjes Cani...

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen...

“Ore ç’punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!”

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar thirrjen, të cilën ai e quan të paligjshme, në Komisariat të...

“Në tre mandate na lëruat nënën, tani do ktheheni nga baba”

Deputeti lushnjar Saimir Korreshi, ka mbajtur një fjalim sa ironik aq edhe denoncues për situatën në qytetin e tij, kur ka deklaruar se mbeturinat...

Lajme të tjera

Web TV