I ka mbijetuar 2 helmimeve/ Arrestohet në Moskë kritiku i madh i Putinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vladimir Putin që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës ka ndërmarrë një fushatë të ashpër për të “zhdukur” zërat kundër.

Së fundmi, CNN raporton se Vladimir Kara-Murza, një kritik i shquar i Kremlinit, i cili u ka mbijetuar dy helmimeve të dyshuara është arrestuar jashtë banesës së tij në Moskë.

“Vladimir Kara-Murza u arrestua nga policia në Moskë afër shtëpisë së tij,” tha Ilya Yashin, politikan i opozitës ruse në Twitter. “Nuk është ende e qartë se për çfarë.” – tha Yashin për CNN.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi gjithashtu ndalimin e Kara-Murza duke cituar avokatin e tij, Vadim Prokhorov.

“Sapo mora vesh për ndalimin e tij, deri më tani nuk mund të them detaje,” tha Prokhorov për RIA Novosti.

Një intervistë më herët, Kara-Murza dënoi “agresionin” e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, ndërsa tha se beson se lufta në Ukrainë do t’i japë fund regjimit të Putinit.

“Unë nuk kam absolutisht asnjë dyshim se regjimi i Putinit do të përfundojë për këtë luftë në Ukrainë, nuk do të thotë se do të ndodhë nesër. Dy pyetjet kryesore janë koha dhe çmimi dhe me çmim, nuk dua të them monetar – dua të them çmimin e gjakut njerëzor dhe jetë njerëzish dhe tashmë ka qenë e tmerrshme, por regjimi i Putinit do të marrë fund për këtë dhe do të ketë një Rusi demokratike pas Putinit”, tha Kara-Murza.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV