Horoskopi për ditën e mërkurë, 13 prill 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet t’i gjykojnë të tjerët nga pamja e jashtme. Ka gjasa që pas një personi të thjeshtë në dukje, të jetë dikush me shumë autoritet ose mund të jetë një person mjaft i përshtatshëm për të qenë partneri juaj. Është e rëndësishme të mbani nën kontroll emocionet.

Demi
Demët nuk duhet të mendojnë nesër për të ardhmen. Do të jetë e pamundur nesër të parashikoni rezultatin e kësaj dite. Mund të nisni një histori të re dashurie ose t’i thoni lamtumirë partnerit/partneres suaj. Qëndroni të qetë pavarësisht gjithçkaje.

Binjakët
Binjakët do të përjetojnë emocione mjaft të këndshme këtë të mërkurë. Mund të bëni udhëtime në vende ku nuk keni qenë më parë ose mund të takoni një person mjaft të veçantë. Në mbrëmje do të keni dëshirë të ndryshoni arredimin e shtëpisë. Dikush mund t’ju mbushë me optimizëm.

Gaforrja
Gaforret do të marrin informacione të shumta këtë të mërkurë. Në mënyrë që të mos humbisni në bisedat e dikujt, përpiquni të qetësoheni psikologjikisht. Nuk rekomandohet të analizoni menjëherë informacionet, pasi duhet një kohë e caktuar për të kuptuar situatën e krijuar.

Luani
Disa Luanë do të ndihen të palumtur me veten e tyre. Ndoshta emocione të tilla do t’ju sjellin një ndjesi të pakëndshme, si në jetën personale ashtu edhe atë profesionale. Për ta shmangur këtë gjendje, bëni mirë të planifikoni disa ditë pushime.

Virgjëresha
Të lindurit e kësaj shenje rrezikojnë të harrojnë diçka të rëndësishme. Ndoshta bëhet fjalë për një premtim ndaj gjysmës suaj të dytë, fëmijës ose një të moshuari në familje. Gjithashtu, do të keni probleme me financat, duke bërë që të mos blini diçka që kishit kohë që e mendonit.

Peshorja
Peshoret ka gjasa të trishtohen për shkak të një lajmi të papritur. Kjo mund të ketë lidhje me punën, çfarë mund të ndikojë te financat. Mund të dilni nga kjo situatë vetëm nëse iu ndihmon një miku juaj. Sa i përket ndjenjave, do të përjetoni emocione mjaft pozitive.

Lexo edhe :  Më shumë se një lojë: Si ndikon shahu në zhvillimin mendor dhe emocional

Akrepi
Disa Akrepë do ta kalojnë pjesën më të madhe të ditës me punët e shtëpisë. Pasdite mund të gjeni kohë për veten tuaj. Do të ishte mirë nëse dilni jashtë qytetit. Nuk është dita e duhur për çdo gjë që ka lidhje me marrëdhënien tuaj të dashurisë.

Shigjetari
Shigjetarët mund të mbajnë një përgjegjësi të madhe nesër. Ka gjasa të kujdeseni për një person të sëmurë këtë të martë. Megjithatë, përpiquni t’i merrni gjërat me lehtësi. Në mbrëmje mund të merrni një dhuratë ose një lajm mjaft të mirë.

Bricjapi
Bricjapët do të dëgjojnë vetëm veten e tyre nesër. Arsyeja për këtë do të jetë fakti që mund të keni besim të tepërt në vete. Mund të merrni rolin e liderit nesër në familje ose në marrëdhënie me një grup personash. Megjithatë, merrni parasysh edhe rrezikun e mundshëm.

Ujori
Ujorët duhet të frenohen nga negociatat e lodhshme dhe udhëtimet e gjata. Trupi juaj do të kërkojë pushim të plotë. Mendoni se si të organizoni kohën e lirë në shtëpi, në mënyrë që të kaloni sa më shumë momente interesante. Nga ana tjetër, ju mund të ftoni miqtë tuaj të ngushtë ose të organizoni një darkë romantike.

Peshqit
Peshqit mund të fyejnë dikë nesër. Për të shmangur këtë parashikim, tregohuni të kujdesshëm dhe me takt. Në përgjithësi, këtë të hënë do të kaloni momente të këndshme. Është koha e duhur për të eksperimentuar në fusha të cilat nuk i njihni mirë.

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV