Një grua e cila sulmoi ekuipazhin e avionit, ndërsa u përpoq që të hapte derën dhe të dilte jashtë është gjobitur.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se gruaja, emri i të cilës nuk është bërë publik është gjobitur me 81,950 dollarë. Po ashtu ajo do përballet edhe me dënime të tjera pasi shqetësoi dhe tmerroi pasagjerët e tjerë.
Gruaja, kërcënoi një stjuardesë, ndërsa është përpjekur që të hapte derën e avionit.
Për fat të mirë ajo është ndaluar nga ekuipazhi, dhe është lidhur pas një karrige.