Seria A në këmbët e Interit, na avantazh me kundërshtarët klasik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se një shekull histori duelesh, ai i 19 prillit dhuron të tjera risi për sa i përket derbit. Në 90 vite të Serisë A, Milani e Interi kanë arritur të parat ose të dytat në 63 raste, por kur nuk kanë luajtur një finale të Kupës së Italisë, teksa ndodheshin njëra pas tjetrës në kampionat. Milanezet në këtë mënyrë vijojnë garën për dy tituj kombëtarë, diçka e re kjo duke qenë se në epokën berluskoniane Kupa ishte synimi i fundit. Dikur dy skuadrat e Milanos diktonin rregullat në Europë, teksa në vitet e fundit kuqezinjtë kanë munguar ndërsa zikaltrit nuk është se kanë bërë ndonjë figurë mbresëlënëse. Rilindja e tyre po shqetësohet disi nga Napoli, por sivjet kanë mundësi të marrin gjithçka. Pas humbjes me Fiorentinën, Interi dhe Milani rinisën duelin i cili do të kulmojë në Kupë dhe nga aty do të dalin energjitë për fundin e sezonit.

KARIKIM – Gjysmëfinalja e parë përfundoi pa gola, ndërkohë që këtë herë do të ketë fitues në “San Siro”-n e mbushur plot. Në këtë sezon, zikaltrit janë ndjekur nga 39.936 tifozë për ndeshje, ndërsa kryesuesit nga 38.824. Ekipi i Piolit të martën do të ketë në dispozicion dy rezultate dhe një eliminim mund ta çonte Interin në kaos siç ndodhi pas derbit të kampionatit. Edhe sukseset në këto sezon ecin paralel. Kuqezinjtë kanë korrur 20 fitore në kampionat, 1 në Champions dhe dy në Kupën e Italisë. Ekipi i Inzagit ka buzëqeshur 19 herë në Serinë A, 4 herë në Champions, 1 herë në Superkupë dhe dy herë në Kupën e Italisë. Për këto arsye, përballja e radhës do të ketë pasoja psikologjike, aq më tepër qëtashmë djemtë e Inzagit kanë nëdorë fatin e tyre në Serine A. Në 90 vite, kampionati italian ka përfunduar vetëm 15 herë me Interin dhe Milanin si të parë e tëdytë. Hera e parë ishte në vitin1950, ndërkohë që e fundit ishtenë sezonin e kaluar kur diskutimet për titullin përfunduan që në javën e 24-t.

HISTORI DHE MERKATO – Praktikisht, Interi dhe “Djalli” kanë pasuruar historinë e tyre vit pas viti, por lufta e gjatë nuk kaqenë kurrë karakteristikë e qytetit të Milanos. Ato janë përballur në fillim të viteve ’50 dhe nëmesin e atyre ’70. Zikaltrit parakaluan kushërinjtë në sezonin1970-’71 ndërsa në 1992-’93 kuqezinjtë dominuan që nga java eparë deri në fund. Edhe në 2002- 2003 pati luftë ndërqytetase, por në fund ishte Juvja që u fut në mes. Luftë pa shumë histori ajo e sezonit 2009-2010 kur Murinjo siguroi tripletën, ndërsa në kampionatin pasardhës Interi ushqeushpresa deri në derbin e 3 prillitkur Pato e asfaltoi. Nga duelete së shkuarës në ato të sëardhmes, pasi në merkato milanezet do të sfidohen për “punësimin” e Paulo Dibalës i cilika kontakte me zikaltrit, por prej javësh po ngjall edhe interesimin e Paolo Maldinit. Për Inzagin do të ishte një pjesë cilësore për të përmirësuar mozaikun, teksa për Piolin do të shtonte përvojën që do të mungonte në rast largimitë Ibrës, nga i cili do tëtrashëgonte lidershipin, por edhe pagën prej 7 milionë eurosh.

Lexo edhe :  Klubet arabe trondisin Barcelonën, 300 mln euro për yllin e skuadrës

SHIFRAT – Dikur në “San Siro”diskutoheshin finale Championsi, ndërsa të martën në “valle”do të jetë veç Kupa e Italisë. Ajo u intereson të dyjave, sidomos “Djallit” që në dekadën e fundit ka fituar vetëm një Superkupë italiane në vitin 2016. Beteja mes tyre shtrihet edhenë rrjete sociale ku Milani ka 11,9 milionë ndjekës në “Instragram” kundrejt 7.9 të Interit. Milanisti më i ndjekur është Ibra me 53,1 milionë ndjekës, teksa sfiduesi është Vidali me 16.3 milionë të tillë. Edhe në moshë mesatare nuk ka histori pasi Pioli rreshton në fushë një formacion me moshë 25.7 vjeç, ndërkohë që zikaltrit janë 28.8 vjeç. Diferenca ka edhe në bordero, me atë kuqezi që vlen 100 milionë euro, ndërkohë interistët marrin 30 milionë euro më tepër. Duke llogaritur parakalimet e sivjet me mes tyre, derbi i Kupës shndërrohet në një duel në të cilin nuk kemi asistuar kurrë. Më në fund Milanoja është kthyernë

Të fundit

E frikshme? Chat GPT mund ta gjejë vendndodhjen tuaj vetëm me një fotografi

Pasi kaloi faza kur njerëzit përdornin masivisht ChatGPT për të krijuar figura aksioni nga fotot e tyre, argëtimi i...

“Metadon” në kundërshtim me protokollin, mjeku dhe infermieri do të dalin para gjyqit

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim mjekun toksikolog Lulzim Banushaj bashkë me infermierin E.M, të cilët akuzohet për veprat...

Varri i Petro Markos i lënë në harresë

"Vdekjes nuk i druhem. I druhem harresës. I druhem që mos më mbetet asnjë kujtim për ata që do të vijnë pas meje". Eshtë një...

Gjyshi akuzohet se ngacmoi mbesën, babai i saj: Arrestimi i padrejtë, ngjarja e stisur

Pasi Policia e Fierit arrestoi të shtunën një 55-vjeçar me dyshimet se kishte ngacmuar seksualisht mbesën e tij 5-vjeçare, ka reaguar babai i vajzës. 31-vjeçari...

Dhuna në Bulqizë/ Pas kallëzimit të Mziut, referim në SPAK edhe për zyrtarin Murra

Pas skandalit të dhunës ku ishte i përfshirë kandidati për deputet i PD-së në zonën e Dibrës, Xhelal Mziu, policia bën me dije se ka...

Lajme të tjera

Web TV