E pabesueshme/ Politikani anti-mysliman i vë flakën Kuranit të Shenjtë për Ramazan! (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje me të vërtetë tronditëse raportohet në ketë ndodhur në Suedi pasditen e djeshme. Politikani anti-musliman Rasmus Paludan organizoi djegien publikisht të librit të shenjtë të Kuranit në sy të popullit.

E gjithë ngjarja u shoqërua me trazira pasi policia kishte rrethuar dhe mbronte politikanin nga turmat e agravuara. Për pasojë tre policë mbetën të plagosur nga përleshjet.

Pamjet nga vendi i ngjarjes në qytetin e Linkoping në bregun lindor të Suedisë tregonin një makinë që digjej teksa dhjetëra njerëz të maskuar sulmuan makinat e policisë.

“Gjendja ka qenë e agravuar dhe ka pasur sulme kundër policisë në vendngjarje,” tha zëdhënësi i policisë Asa Willsund, duke shtuar se gjërat ishin qetësuar pasi policia ishte tërhequr.

Dy nga oficerët kishin lëndime të lehta, por gjendja e të tretit nuk dihet, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se dy persona janë arrestuar.

Trazirat nisën përpara një demonstrate të planifikuar nga politikani danez anti-musliman Rasmus Paludan dhe partia e tij Stram Kurs (Linja e ashpër) që kishte për qëllim të përfshinte djegien e librit të shenjtë mysliman, Kuranit.

Partia e ekstremit të djathtë daneze bëri thirrje për mos-lejimin e muslimanëve për të dalë në zgjedhje. Stram Kursit iu dha leja për të mbajtur demonstratën e tij në lagjen Skaggetorp ku më shumë se 50% e banorëve janë jo vendas.

“Ka persona të maskuar në vendngjarje që po hedhin gurë ndaj policisë”, thuhet në një deklaratë nga policia rajonale, pa identifikuar nëse ata ishin pjesë e protestës së planifikuar apo kundërprotestuesve.

Videot e postuara në mediat sociale treguan të rinjtë që thyenin xhamat e makinave të policisë dhe bërtisnin “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TRT World (@trtworld)

Të fundit

“Topin e Artë e meriton Donnarumma”

Në një vit në të cilin gara për Topin e Artë është më e pasigurt se kurrë, me shumë...

Legjenda Ribery i jep leksione Bayernit: Mëso një detaj nga PSG dhe do fitosh!

Legjenda e Bayern, Franck Ribery, mendon se Bayern dhe PSG janë në të njëjtin nivel, por Bayern duhet të mësojë disa gjëra nga parisienët....

Igli Tare do një shqiptar te Milani: Lojtari ka pranuar të vijë

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare foli për mediet në prezantimin e trajnerit Max Allegri. Tare tha se Ardon Jashari dëshiron të jetë pjesë...

Rusi/ Vetëvritet ministri i Transportit Roman Starovoit pas shkarkimit nga Putin

Roman Starovoit, 52 vjeç, Ministri rus i Transportit, i cili u shkarkua sot nga Presidenti Vladimir Putin, kreu vetëvrasje, sipas faqes së internetit të...

Krim në zemër të Thethit/ Rama nxjerr videon, si u hodh në kosh denoncimi i policisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Prokurores Elsa Gjeli, e cila ka vendosur të mos nisë procedim penal për një...

Lajme të tjera

Web TV