Shqipëria dhe Kosova hapin pikën e re kufitare Shishtavec-Krushevë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas marrëveshjes së nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive në nëntor të vitit 2021, Shqipëria dhe Kosova kanë tashmë një pikë tjetër të përbashkët kufitare Shishtavec-Krushevë, ndërsa shumë shpejt pritet që banorët e zonave të brezit kufitar të lëvizin lirshëm në të dy shtetet. Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë Ministrat e Brendshëm të të dy vendeve, Bledi Çuçi e Xhelal Sveçla, si dhe drejtuesit e policisë në Shqipëri e Kosovë.

“Në axhendën tonë të përbashkët të filluar me nënshkrimin e tre marrëveshjeve, ky është një nga hapat e rëndësishëm të jetësimit të këtyre marrëveshjeve. Duhet ta konsiderojmë një vend, jo të huaj, por një vend që përkohësisht kemi disa regjime që na e ndërlikojnë pak lëvizshmërinë, por shumë shpejt ne do t’i heqim dhe jam besimplotë se brezi jonë do ta jetojë dhe do ta shijojë këtë vizion që kemi në mendje dhe në vullnetin e dy qeverive në Shqipëri dhe Kosovë”, tha ministri Çuçi.

Në vijim të fjalës së tij ministri Çuçi theksoi gjithashtu se hapja e kësaj pike të përbashkët kufitare do të çlirojë potencialet e zhvillimit turistik të zonës.

“Të dyja anët e kufirit janë zona me potenciale të jashtëzakonshme të zhvillimit të turizmit, që mund të frekuentohen nga turistë të të dy vendeve, por edhe nga turistë të huaj që nuk janë të paktë në këtë zonë”, tha Çuçi.

Ministri i Brendshëm i Kosovës u shpreh se hapja e kësaj pike të re të përbashkët kufitare është dëshmi e vullnetit të dy qeverive në Tiranë e Prishtinë për t’i tejkaluar të gjitha pengesat dhe për t’i lehtësuar jetën qytetarëve.

“Deri sot kjo pikë kufitare ka qenë e kategorisë C. Nga sot kalon në kategorinë B. Kjo do të thotë se nga një punë me orar, tashmë do të kemi një pikë kufitare që do t’i shërbejë qytetarëve 24/7. Duke kaluar në kategorinë B do të kemi një pikë kufitare që do t’u shërbejë edhe shtetasve të vendeve të treta”, tha ministri Sveçla.

Lexo edhe :  Nëna e Martin Canit përlot me reagimin/ Erald bir, të qaj sot si për tim bir

Të dy ministrat nënshkruan më pas një Protokoll për Kryerjen e Veprimtarive të Përbashkëta të Kontrollit Kufitar në Shishtavec-Krushevë. Grupet e punës së dy Ministrive të Brendshme në Shqipëri e Kosovë po punojnë për zbatimin e marrëveshjes së tretë të nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të qeverive në muajin nëntor 2021. Kjo marrëveshje do të mundësojë lëvizjen e lirë të banorëve të zonave të brezit kufitar, 30 km në brendësi të Shqipërisë dhe 30 km në brendësi të Kosovës.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV